FOTO : Baleti Kombëtar i Kosovës

MKRS-ja shpall konkurs për balerinë për një premierë të Baletit Kombëtar të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkurs për angazhimin e balerinëve për nevoja të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Përmes këtij konkursi MKRS kërkon 7 balerinë profesionistë dhe 8 balerinë jo profesionistë (fëmijë nga mosha 9 deri 14 vjeç) për realizimin e premierës së baletit, “Arrëthyesi”, e cila do të shfaqet premierë më 16.12.2023.

 Konkursi është i hapur deri më 10.11.2023 – ora 16:00.

 KËTU gjeni njoftimin e plotë për konkursin.