Shfaqja e baletit 'La Sylphide'/ Behia's Dance

Balerinët e ‘Behia’s Dance’ shkëlqejnë me shfaqjen ‘La Sylphide’

Të premten mbrëma në Teatrin “Faruk Begolli” u dha premiera e shfaqjes “La Sylphide” nga Studio e Baletit ‘Behia’s Dance’.

Shfaqja që është njëra prej veprave më të njohura të baletit klasik u realizua nën koreografinë e Behie Murtezi dhe Driton Saqipi.

Murtezi në një deklarim për Kallxo.com tha se realizmi i kësaj shfaqje si nga ana teknike ashtu edhe kostumografia ishte sfiduese.

“Kjo shfaqje është shumë e vështirë në realizim si nga ana teknike ashtu edhe nga e kostumeve, skenografisë e gjithçka tjetër. Për këtë shfaqje kemi punuar shumë gjatë dhe ka qenë një sfidë e madhe për mua puna me fëmijët, por ja kemi dal mirë dhe shfaqja u prit shumë mirë nga publiku”- tha ajo.

Tutje, ajo theksoi se planifikohet të ketë reprizë të shfaqjes si rezultat i kërkesave të shumta.

“Kemi shumë kërkesa për repriza dhe besoj që shumë shpejtë do të vijmë me repriza të shfaqjes”- tha Murtezi.

Shfaqja ‘La Sylphide’ për herë të parë u dha në vitin 1836 në Kopenhagë dhe është njëra prej veprave më të famshme të kompozitorit Hermen.

Shfaqja e baletit ‘La Sylphide’/ Behia’s Dance
Shfaqja e baletit ‘La Sylphide’/ Behia’s Dance
Shfaqja e baletit ‘La Sylphide’/ Behia’s Dance