'E bukura dhe bisha’ premierë nga Shkolla e Baletit 'Behia`s Dance'

Sot në Teatrin Kombëtar u dha premiera e shfaqjes “E bukura dhe bisha” shfaqje kjo shumë e dashur për fëmijët, kjo shfaqje është e para për vitin 2021 nga shkolla e baletit “Behia`s Dance”.

“Për me realizu gjithë këtë sukses patjetër se pa punën e fëmijëve dhe bashkëpunëtorëve do të ishte e pamundur, kësaj radhe kemi pas shumë bashkëpunëtorë dhe u jemi shumë falënderues”, tha balerina Behie Murtezi- Saqipi pas premierës së baletit ‘ E bukura dhe bisha’.

‘Fëmijët kanë performuar në mënyrën më të mirë të mundshme, publiku e ka pritur jashtëzakonisht mirë shfaqjen dhe për këtë jemi shumë të lumtur, sepse gjithë ajo punë e madhe 4 mujore rezultoi me një sukses shumë të madh sonte”, tha Murtezi- Saqipi.