Skenë nga baleti ‘Don Quixote’. Foto: Behia’s Dance.

Studio ‘Behia’s Dance’ përmbyll vitin me baletin ‘Don Quixote’

Studioja e baletit, “Behia’s Dance” në Prishtinë e ka mbyllur vitin 2022 me shfaqjen e baletit “Don Quixote”.

Shfaqja është realizuar me nxënësit e kësaj studioje, ndërsa koreografia është bërë nga Behie Murtezi dhe Driton Saqipi.

Driton Saqipi, njëri prej koreografëve të shfaqjes tha për KALLXO.com premiera e kësaj shfaqje u dha në Teatrin “Faruk Begolli”, ndërsa u prit me duartrokitje nga publiku i shumtë.

“Shfaqja baletit  ‘Don Quixote’ është njëra prej shfaqjeve më të mira që ka historia e baletit botëror. Kjo shfaqje u dha premierë në Teatrin “Faruk Begolli” nga balerinët e shkollës se baletit ‘Behia’sdance’. Ishte një natë magjike me gjeneratën e re të baletit në vendin tone”.

Studio ‘Behia’s Dance’ është një nga shkollat më të suksesshme të baletit për moshat e vogla.

Çdo vit kjo studio e përmbyll viti me një premierë baleti përmes së cilës shfaqet talenti i nxënësve të kësaj shkolle.

Skenë nga baleti ‘Don Quixote’. Foto: Behia’s Dance.
Skenë nga baleti ‘Don Quixote’. Foto: Behia’s Dance.