Studioja e Baletit ‘Behia’s Dance’ shënon 10 vjetorin me shfaqjen ‘Arrëthyesi’

Studioja e baletit, ‘Behia’s Dance’ do të shfaq nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës shfaqjen e baletit “Arrëthyesi”, me koreografi të Behie Murtezit dhe Driton Saqipit.

Baleti “Arrëthyesi” përveç se do të luhet nga rreth 90 balerinët e vegjël të studios “Behia’s Dance”, është shfaqje që u dedikohet  fëmijëve.

Me këtë shfaqje Studioja “Behia’s Dance” shënon edhe 10 vjetorin themelim të saj.

Për më se 40 minuta fëmijë dhe prindërit e tyre do të kenë rast të rrallë për të parë një prej shfaqjeve më magjike për fëmijët. E interesimi i këtyre të fundit, fëmijëve dhe prindërve, për të blerë biletat e rëndisin shfaqjen “Arrëthyesi” në kryet të listës së shfaqjeve më të shikuara të shfaqura në Teatrin Kombëtar.

Përmes lojës së balerinëve të vegjël, konceptit koreografik dhe skenave origjinale, realizuesit e baleti “Arrëthyesi” premtojnë një shfaqje magjike për fëmijët.

Behie Murtezi koreografe e shfaqja ka thënë në një prononcim për Kallxo.com, se baleti “Arrëthyesi” është përgatitur ekses për festa e fundviti dhe do të luhet nga balerinët e studios që ajo drejton.

Sipas saj,  për shkak të temës dhe mesazhit që del nga baleti koha më e përshtatshme për shfaqjen e arrëthyesit janë festat e fundviti.

“Shfaqja bazohet në historinë e ‘Arthyesit’, e kompozitorit të njohur Çajkovski, por ne kemi edhe skena origjinale. Zakonisht gjithkund shfaqja ka vetë një princeshë, në shfaqjen tonë kemi dy, pasi keni dy vajza binjake që janë balerina shumë të mira, dhe që kanë bërë një role shumë të realizuar”, ka thënë Murtezi.

Koreografja Murtezi, që është balerinë në Baletin Kombëtar të Kosovës, ka thënë se interesimi për të përcjell shfaqjen është i madhe, dhe se të gjitha biletat për shfaqja tashmë janë shitur.

Murtezi ka thënë se me këtë shfaqje shënohet edhe funksionimi 10 vjeçar i Studios së Baletit, ‘Behia’s Dance”.

Shfaqja ‘Arrëthgyesi” e do të jepet nesër në ora 17:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.