Foto: Behia's Dance

Baleti ‘Bukuroshja e fjetur’ jepet sot në Teatrin Kombëtar

Baleti “Bukuroshja e fjetur” me koreografi të Behie Murtezit dhe Driton Saqipit jepet sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 16:30.

Shfaqja është realizuar me fëmijët- balerinët e studios së baletit “Behia’s Dance”.

Behie Murtezi, koreografe e shfaqjes ka thënë për Kallxo.com se shfaqja “Bukuroshja e fjetur” është një shfaqje që i përshtatet moshës së fëmijëve dhe mjaftë e qëlluar për të tejkaluar problemet që ka sjellë pandemia.

“Pjesë e kësaj shfaqje janë fëmijët që ndjekin shkollën e baletit, “Behia’s Dance”. Shfaqja është dy me akte dhe interpretohet mrekullueshëm nga balerinët e vegjël”, ka thënë Murtezi.

Murtezi ka thënë se kuadër të këtij aktiviteti fëmijët e shkollës kanë mbledhur dhurata të cilat do t`u dhurohen fëmijëve në nevojë.