Të premten shfaqet premiera e baletit për fëmijë, ‘Liqeni i mjellmave’

Të premten, më 24 qershor 2022, në Teatrit Kombëtar të Kosovës do të shfaqet premiera e baletit “Liqeni i mjellmave”.

Shfaqja është përgatitur nga studioja e baletit, “Behia’s Dance”, ndërsa luajnë nxënëset e kësaj studioje.

Koreografia e shfaqjes është bërë nga Behie Murtezi dhe Driton Saqipi, kurse muzika nga Çajkovski dhe Hajrulla Syla.

Studio “Behia’ s Dance”, gjatë 12 vjetëve të funksionit të saj ka përgatitur gjeneratat të tëra të balerinëve të rinj.

Shfaqja “Liqeni i mjellmave” jepet në ora” 19:30.