Foto: ETEA

"ETEA" përmbyll projektin 10 mujor për bibliotekat qarkulluese

Organizata “ETEA” ka përmbyllur sot në “Kino Armata” punën 10 mujore të fazës e parë të projektit, “Biblioteka qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit”.

Për të përmbyllur këtë projekt, “ETEA” ka mbajtur edhe një panel diskutimi, ku është diskutuar për rezultatet dhe të arriturat projekti.

Në këtë panel diskutimi, ndër shumë tema tjera u diskutua edhe për, Testin PISA, përgjegjësinë e institucioneve relevante dhe mundësinë e institucionalizimit të “Bibliotekës qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit, etj.

Projekti “Biblioteka qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” është iniciuar nga TLPK dhe implementohet nga organizata “ETEA” me mbështetjen e GIZ Kosova në emër të qeverisë Gjermane.

Foto: ETEA