ETEA shfaq nesër katër filma për fëmijë

Organizata ETEA do të shfaqë nesër në Kino ARMATA katër filma për fëmijë.

ETEA, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se filmat shfaqen me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Fëmijët dhe trajtojnë ngacmimet me të cilat ballafaqohen të rinjtë nëpër shkolla.

“Ju njoftojmë se me rastin e Ditës së Fëmijëve, 01.06.2021 (e martë), filluar nga ora 20:00 në Kino Armata, me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, ETEA organizon premierën e 4 filmave të metrazhit të shkurtër, përmes së cilëve trajtohen ngacmimet dhe konfliktet brenda institucioneve edukativo-arsimore në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Për të shënuar këtë ditë sipas ETEA-s do të shfaqen këta filma:

Filmi: “Ciklik”

Regjia: Doki Qerimi
Skenari: Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani.

Filmi: “Zyra nr. 2”

Regjia: Elhami Gjeli
Skenari: Brikena Sopi.

Filmi: “WC”

Regjia: Loreta Berbatovci
Skenari: Pashtrik Brahaj.

Filmi: “Pasqyrë”

Regjia: Ermal Duli
Skenari: Brikena Sopi.

Kjo ngjarje organizohet në koordinim me aktivitetet e Komunës së Prishtinës dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.