Foto: KALLXO.com

Lansohet projekti ‘Kidpreneurship - Think. Design. Create’

Organizata ETA ka filluar sot lansimin e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”.

Përmes këtij projekti synohet që të integrohet ndërmarrësia sociale brenda institucioneve edukativo-arsmore, ku nxënësit do të përgatiten të ideojnë, konceptojnë, dizajnojnë, prodhojnë dhe shesin produktet përkatëse.

Marrëveshja për zbatimin e këtij projekti është nënshkruar sot nga drejtues të ETEA-s  dhe drejtuesit e arsimit të komunave përfituese.

Agon Ahmeti drejtor i ETEA-s ka thënë se qëllimi i këtij projekti është integrimi i ndërmarrësisë sociale brenda institucioneve edukativo arsimore.

“Komponentë me rëndësi e këtij projekti është edhe kooperimi i komuniteteve mes vete, komuniteteve pakicë, rom, ashkali dhe egjiptian me komunitetin shumicë. Pra ne kemi kërkuar nga shkollat që përzgjedhja e nxënëseve të ketë gjithë përfshirje”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Ai ka thënë se për zbatimin e projekti “Kidpreneurship – Think. Design. Create’ janë përzgjedhur 6 shkolla fillore të ulëta dhe të mesme: “Emin Duraku”- Prishtinë; “Zekeria Rexha” dhe  “Fehmi Agani” -Gjakovë; “Avni Rrustemi” dhe  “Martin Camaj”- Istog dhe  “Gëzim Hamza-Piktori “- Rahovec.

Kjo fazë e këtij projekti parashihte të përmbyllet në fund të vitit, por siç ka thënë Ahmeti marrëveshja për zbatimin e këtij projekti në shkollat në vend është 3 vjeçare.

Projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create.” mbështetet nga Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) dhe financohet nga Sida – Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida).

 

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com