ETEA shfaq 4 filma edukativë në Ditën e Fëmijëve

Organizata ETEA ka shfaqur sot në Kino Armata në Prishtinë 4 filma edukativë në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Përmes këtyre filmave trajtohen ngacmimet dhe konfliktet brenda institucioneve edukativo-arsimore në Kosovë.

Filmat janë zhvilluar nga ETEA me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, në bashkëpunim me regjisorët: Doki Qerimi, Elhami Gjeli, Loreta Berbatovci, Ermal Duli dhe skenaristët: Brikena Sopi e Pashtrik Brahaj.

Gjatë kësaj mbrëmjeje janë shfaqur filmat:

“Zyra nr. 2”
Regjia: Elhami Gjeli
Skenari: Brikena Sopi

“Ciklik”
Regjia: Doki Qerimi
Skenari: Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani

“WC”
Regjia: Loreta Berbatovci
Skenari: Pashtrik Brahaj

“Pasqyrë”
Regjia: Ermal Duli
Skenari: Brikena Sopi