‘Autostrada Hangar’. Foto: Autostrada Biennale.

‘Autostrada Biennale’, nisin përgatitjet për edicionin e katërt

‘Autostrada Biennale’ në Prizren ka nisur përgatitjet për e edicionin e 4-të që pritet të mbahet në korrik të 2023.

Përmes një njoftimi për media, ‘Autostrada Biennale’ ka bërë të ditur se pas rizgjedhjes së kuratoreve Ovul Durmuşoglu dhe Joanna Warsza, për këtë edicion kanë filluar përgatitjet intensive përmes vizitës në kuadër të programit të hulumtimit kuratorial.

“Këtë vit programi i hulumtimit është pasuruar përmes bashkëpunimit me Universitetin e Arteve Konstfack në Stokholm, më konkretisht me pjesëmarrjen e 10 kuratorëve nga programi CuratorLab 2022/23 të cilët do të zhvillojnë programin publik dhe do ta mbështesin programin e hulumtimit kuratorial të edicionit të ardhshëm të ‘Autostrada Biennale’”- thuhet ndër të tjerash në njoftim.

Edicioni i katërt i kësaj bienale po përgatitet në hapësirën e re “Autostrada Hangar”, e cila u hap për publikun në mars të këtij viti.

Ekipi i ‘Autostrada Biennale’. Foto: Autostrada Biennale.