array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut

Tregu ‘gjysmak’ i Junikut

Deklarata

Agron Kuçi: Ju garantoj që në vitin 2018 do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër, kemi lokacionin, kemi investitorin e ri, kemi edhe projektin e ri

 

Agron Kuçi

Vlerësimi

Rrenë

Kanë kaluar 2 vjet që nga fillimi i mandatit të ri të kryetarit të Junikut, mirëpo punimet për tregun e gjelbër në Junik nuk janë përfunduar. Komuna e ka bërë fajtor kompaninë private që e ka marrë projektin e partneritetit Publiko-Privat. Por, është përgjegjësi e komunës që me zgjedh partneri që i realizon obligimet që i merr me kontratë, e nëse nuk i realizon merr masa e parapara në kontratë brenda një afati optimal.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, në debatin për kryetar komune ‘Debat Përnime’ kishte premtuar që punimet për tregun e gjelbër në Junik do të fillonin në vitin 2018.

“Ju garantoj që në vitin 2018 do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër, kemi lokacionin, kemi investitorin e ri, kemi edhe projektin e ri”, kishte thënë Kuçi.

Në muajin shtator, Kallxo.com kishte pyetur Komunën e Junikut nëse kishin filluar punimet për projektin e tregut të gjelbër, dhe përgjigja e Komunës ishte janë ‘në proces’.

Kallxo.com ka kërkuar më shumë shpjegime nga Komuna e Junikut se çka nënkupton ‘në proces’ për projektin e tregut të gjelbër.

Komuna e Junikut është përgjigjur më 5 tetor se në muajin e ardhshëm (nëntor) do të fillojnë punimet për tregun e gjelbër.

“Me ‘në proces’, nënkuptojmë, muajin e ardhshëm, fillojnë punimet”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Junikut.

Tashmë në maj të vitit 2019, Komuna ka thënë për Kallxo.com se Kuvendi Komunal ka marrë vendim për ndërtimin e tregut në një pronë private.

“Tregu është duke funksionuar por jo në kushtet e duhura”, vazhdon përgjigja e Komunës së Junikut.

Më tej, Komuna e Junikut ka deklaruar se ata kanë asfaltuar rrugën për kyçje në treg dhe se kanë ofruar ndihmën për mirëmbajtën e kësaj hapësire. Komuna e Junikut është shprehur se kanë pasur pengesa nga pronari i parcelës private për shkak se ai nuk i ka investuar paratë e premtuara.

“Mirëpo gjatë procesit te partneritetit publiko – privat kemi hasur në pengesa sepse pronari privat nuk ka shfaqur gatishmëri për investimin e mjeteve për të cilat është zotuar”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Junikut.

Agron Kuçi është zgjedhur për herë të tretë në krye të Komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar me 22 tetor. Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.