Foto: RTV Dukagjini

Rama viziton Tregun e Gjelbër pas përfshirjes nga zjarri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Tregun e Gjelbër, pasi mbrëmjen e së enjtes u përfshi nga zjarri ku si pasojë janë djegur disa lokale dhe tezga.

TV Dukagjini ka siguruar pamje të gjendjes së kioskave pas përfshirjes nga zjarri.

Foto: RTV Dukagjini

Ndryshe, të enjten këtë rast për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./Dukagjini