Tregu i Madh, foto: Alban Zogaj/Twitter

Pas raportimit të KALLXO.com, Komuna e Prishtinës pastron Tregun e Gjelbër në Zonën Industriale

Ditë më parë KALLXO.com raportoi për gjendjen e rëndë më mbeturina në Tregun e Gjelbër te Zona Industriale në Prishtinë.

Në hapësira të këtij tregu ishin hedhur mbetje frutash e perimesh, kuti e qese të shumta, të gjitha këto vetëm pak metra larg tezgave të tregtarëve.

Sot nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, njoftoi se po pastrojnë këtë treg ku gjendja ka qenë e rëndë.

Deponia e bërllokut në tregun e gjelbër/ FOTO: KALLXO.com

Zogaj ka falënderuar ndërmarrjen ‘Pastrimi’ për këtë aksion.

“Po pastrojmë hapësirat e Tregut të Madh të Prishtinës! Gjendja ka qenë e rëndë. Falenderoj shumë kolegët e Ndërmarrjes ‘Pastrimi’ për këtë aksion” – ka shkruar Zogaj.

Tregu i Madh, foto: Alban Zogaj/Twitter