array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se personi që vdiq pas rastit në “Bon Vivant” ishte pjesëtar rezervë i FSK-së

Deklarata

I vrari nga sulmi në “Bon Vivant” ishte pjesëtar rezervë i FSK-së

media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni se i vrari nga sulmi në “Bon Vivant” ishte pjesëtar rezervë i FSK-së është i pasaktë. Burime zyrtare nga Forca e Sigurisë së Kosovës kanë konfirmuar se Kastriot Ramadani nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e FSK-së, përfshirë forcat rezervë.

Artikulli

Më datë 5 gusht 2023, portali online “Paparaci” ka publikuar një shkrim me titullin “I vrari nga sulmi në “Bon Vivant” ishte pjesëtar rezervë i FSK-së”. 

Kastriot Ramadani ka vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri në ngjarjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. 

Njoftimi për vdekjen e tij ishte konfirmuar me datë 05/08/2023  nga Shaqir Uka shef i intenzivës në QKUK.

Gjatë raportimit për këtë ngjarje faqja  “Paparaci” raportoi se Ramadani ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Informacioni i ngjashëm u shpërnda edhe në faqe të ndryshme në Facebook. 

Kërkrimi i Krypometrit me datë 12/08/2023 konstaton se edhe faqja, “Gazeta Blic”,me data 05/08/2023 ka raportuar informacionin  me përmbajtje se: “I vrari te “Bon Vivant” ishte pjesëtar i FSK-së, shoqërohej nga i kërkuari prej FBI-së”

Me datë 05/08/2023 në orën 13 e 31 minuta Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social ka njoftuar se personi që vdiq me emrin (Kastriot Ramadani) në rastin  “Bon Vivant” nuk është pjesëtar i saj. 

“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmbshëm se i vrari është pjesëtar i FSK-së, nuk janë të vërteta”- ka shkruar FSK përmes një njoftimi në Facebook

Krypometri ka ndjekur tutje këtë raportim për të kontrolluar nëse personi i vrarë me emrin Kastriot Ramadani ka qenë në të kaluarën pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas këtij publikimi Krypometri ka kërkuar nga FSK përgjigje nëse Ramadani ishte ndonjëherë pjesë e FSK-së përfshirë edhe komponentën rezervë. 

“Sipas kërkesës tuaj, ju njoftojmë se në bazë të të dhënave që kemi Kastriot Ramadani nuk është as nuk ka qenë pjesëtar i FSK, as në komponentin aktiv, as në komponentin Rezervë”- ka thënë për Krypometrin, Vëllazërim Qerimi, shef i zyrës për informim në FSK në një përgjigje të datës 12/08/2023.