array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Hamza është kundër hapjes së rrugës 

Deklarata

Kandidati i PDK për kryeministër shumë i afërt me vëllaun e Vuqiqit shprehet kundër hapjes së Urë në Mitrovicë. Ai i tha sot në një takim

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Kandidati i PDK për kryeministër shumë i afërt me vëllaun e Vuqiqit shprehet kundër hapjes së Urë në Mitrovicë. Ai i tha sot në një takim” është i rremë. Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza disa herë ka deklaruar se është për hapjen e urës, sepse lëvizja e lirë e qytetarëve është e garantuar me Kushtetutë. Ai ka thënë se nuk e njeh vëllain e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Artikulli

Më 27.06.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi të kandidatit të PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza me mbishkrimin “Kandidati i PDK për kryeministër shumë i afërt me vëllaun e Vuqiqit shprehet kundër hapjes së Urë në Mitrovicë. Ai i tha sot në një takim”.

Për të verifikuar këtë postim, Krypometër ka kontaktuar me Hamzën, i cili ka thënë se pretendimi është i rremë.

“Kjo është fotografi në Ambasadën Amerikane me ambasadorin, sigurisht nuk ju ka pëlqyer! Ky postim është lajm i rremë, sepse as që e njoh fare vëllaun e Vuçiqit, e edhe për urën, disa herë publikisht jam deklaruar.”- tha Hamza. 

Më 02.05.2023, Hamza kishte thënë se ura duhet të hapet, sa më shpejtë që është e mundur. 

“Çështja e urës është e vonuar, e stërvonuar… qëndrimi im është që kjo, jo që duhet të hapet, por është dashur të hapet shumë më herët. Dhe të gjithë faktorët përgjegjës dhe relevantë vendor dhe ndërkombëtar, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in, duhet të veprojnë që ura të jetë e hapur, të jetë e lirë, jo veç për këmbësorë por edhe për automjete dhe për gjithçka çka është e dedikuar. Përndryshe që 23-24 vjet kjo është një prej simboleve dhe prej objekteve që realisht e paraqet vrazhdësinë më të madhe jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Evropën”- ka thënë Hamza.

Ndërsa, më 11.05.2023, pasë një takimit që Hamza kishte me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, kishte thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve është e garantuar me Kushtetutë.

Diskutimet për urën janë aktualizuar në javët e fundit pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim.

Këtë komunë në veri të Kosovës e udhëheq Erden Atiq nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhad Uglanin, ka thënë se zbatimi i vendimit për çështjen e urës u takon autoriteteve qendrore dhe institucioneve të sigurisë.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka paralajmëruar, në muajin maj të vitit 2024, se ura “do të hapet shpejt” dhe se po diskutohet me eprorët se si të bëhet kjo.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar të ketë koordinim në mënyrë që të parandalohet çfarëdo përshkallëzimi i situatës.

“Çdo vendim që lidhet me urën e Ibrit në Mitrovicë duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”- është vlerësimi i përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë– Serbi, Mirosllav Lajçak dhe komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Kështu ishte thënë në takimin që këta të dy patën më 18.06.2024, sipas njoftimit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë– KFOR.

Kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, më 27.03.2024 (Arkiva) është zyrtarizuar nga Partia Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Postimi “Kandidati i PDK për kryeministër shumë i afërt me vëllaun e Vuqiqit shprehet kundër hapjes së Urë në Mitrovicë. Ai i tha sot në një takim” është i rremë. Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza disa herë ka deklaruar se është për hapjen e urës, sepse lëvizja e lirë e qytetarëve është e garantuar me Kushtetutë. Ai ka thënë se nuk e njeh vëllain e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.