array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Gucati e Haradinaj u dënuan për krime lufte

Deklarata

Akuzohen për krime lufte gjatë aktivitetit të UÇK-së, Apeli i Gjykatës Sepciale ‘vulos’ fatin e Haradinajt dhe Gucatit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Akuzohen për krime lufte gjatë aktivitetit të UÇK-së, Apeli i Gjykatës Sepciale ‘vulos’ fatin e Haradinajt dhe Gucatit” është i rremë. Nazim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk janë dënuar për krime lufte gjatë aktivitetit të UÇK-së. Gucati e Haradinaj u gjetën fajtor se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike lidhur me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Artikulli

Më 2 shkurt 2023, faqja e internetit “panorama.com.al” ka publikuar një lajm me titullin “Akuzohen për krime lufte gjatë aktivitetit të UÇK-së, Apeli i Gjykatës Sepciale “vulos” fatin e Haradinajt dhe Gucatit”.

Ky artikull është shpërndarë në po të njëjtën ditë edhe në faqen e Facebook-ut, Gazeta Panorama Online.

Në artikull raportohet për vendimin e Gjykatës së Apelit të Gjykatës Special, e cila i ka konfirmuar dënimet e shkallës së parë për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, por ua ka ulur dënimin nga tre muaj.

Në titullin e këtij lajmi thuhet se Gucati e Haradinaj janë të ‘akuzuar për krime lufte gjatë aktivitetit të UÇK-së’. Por, kjo nuk është e saktë, pasi ata nuk janë të akuzuar për krime të tilla.

Gucati e Haradinaj u gjetën fajtorë për shkak se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike lidhur me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sjellja e disa dokumenteve të Gjykatës Speciale në zyret e OVL-UÇK-së nga një person ende i panjohur e më pas bërja publike e tyre në konferenca mediatike, është arsyeja e gjykimit ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Haradinaj dhe Gucati akuzohen se gjatë shtatorit të vitit 2020 bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për persona të tjerë duke i quajtur, ata ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë e tradhtarë.

Po ashtu, Gucati e Haradinaj akuzohen se kanë inkurajuar të tjerët që të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së mbajtën konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së.

Në seancën e sotme të Apelit, me 2 shkurt 2023, në çështjen ndaj dy ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Hardinaj, Gjykata ka shqyrtuar kundërshtimet e Gucatit dhe Hardinajt. Gjykata ka konstatuar se kundërshtimet e mbrojtjes për disa pika janë të pabazuara.

Me këtë rast ka ulur dënimin nga 4 vjet e gjysmë sa ishin dënuar secili, në 4 vjet e tre muaj.

Gjykata ka theksuar se do të mbeten të dy në paraburgim në Hagë deri në transferimin në shtetin në të cilin do të vuajnë dënimin.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë.

Krerët e OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj 2022, u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.