array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se fëmijët e Liridona e Ademaj nuk janë në dijeni për vdekjen e saj

Deklarata

E dhimbshme: Fëmijët ende nuk e dinë që Liridona ka vdekur, presin që t’iu kthehet nëna

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “E dhimbshme: Fëmijët ende nuk e dinë që Liridona ka vdekur, presin që t’iu kthehet nëna”, i publikuar më 23.06.2024, është i rremë. Leonard Ademaj ka thënë se fëmijët tashmë e dinë se Liridona Ademaj ka vdekur. Faqja ka publikuar një informacion që fillimisht ishte publikuar më 03.12.2023, vetëm 4 ditë pasë vrasjes së Liridona Ademaj, duke mos treguar se lajmi është i vjetër e as duke mos dhënë kontekst tjetër.

Artikulli

Më 23.06.2024 faqja në Facebook ‘Gazeta Rich Shqip’ (arkiva) ka publikuar një lajm me mbishkrimin “E dhimbshme: Fëmijët ende nuk e dinë që Liridona ka vdekur, presin që t’iu kthehet nëna”.

Ky postim është parë mbi 18 mijë herë dhe ka marrë mbi 80 reagime nga ana e lexuesëve. 

Përmes kërkimit në Facebook, rezulton se i njëjti lajm është publikuar edhe në dhjetor 2023. Informacioni se fëmijët nuk e dinë që i ka vdekur nëna ishte i saktë më 03.12.2023, kur Leonard Ademaj kishte dhënë deklarat para gjykatës 4 ditë pas vrasjes së motrës së tij. 

Por, 7 muaj pas rastit të vrasjes së Liridona Ademajt tash gjerat kanë ndryshuar. I kontaktuar nga Krypometër, Leonard Ademj ka deklaruar se nipat e tij tashmë e dinë që nëna e tyre ka vdekur. Ai ka thënë se informacioni i publikuar është i rremë.

“Fëmijët janë në dijeni që Nëna e tyre ka vdekur”- u shpreh Leonard Ademaj.

Liridona Ademaj është vrarë më 29.11.2023. Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes. 

Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. 

Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarëve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. 

Për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt janë publikuar disa informacione të rreme, që nga data 29.11.2023 kur kishte ndodhur rasti.