
Rrena rreth reagimeve pas deklarimit të kryeministres së Serbisë
Deklarata
Serbet ne ankth/ Bërnabiq, presidentit gjerman: S’mund të diskutohen propozimet e reja pa u formuar Asociacioni
Vlerësimi
Me kos
Më 29 nëntor 2022 disa faqe interneti publikuan një lajm me titull “Serbet ne ankth/ Bërnabiq, presidentit gjerman: S’mund të diskutohen propozimet e reja pa u formuar Asociacioni”. Brenda artikullit nuk ofrohet asnjë dëshmi apo deklarim se kryeministrja e Serbisë apo ndonjë prej zyrtarëve tjerë shtetëror serb të kenë thënë se serbët janë në ankth. Aty flitet vetëm për kërkesën e saj që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, pa të cilin nuk mund të diskutohen propozime të reja për dialogun mes dy vendeve.
Artikulli
Më 29 nëntor 2022 faqja e internetit DTV publikoi një lajm me titull ““Serbet ne ankth/ Bërnabiq, presidentit gjerman: S’mund të diskutohen propozimet e reja pa u formuar Asociacioni”.
I njëjti lajm u publikua edhe në faqe tjera si: Pamfleti.com, Gazeta Parlamenti, Jeta në Prishtinë, TV Raposodet, Gazetta Drita, Zëri i Diasporës, KosovaLive, Gazeta NKosovë
Brenda artikullit nuk ofrohet asnjë dëshmi apo deklarim se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se serbët janë në ankth.
Aty flitet vetëm për kërkesën e saj që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, pa të cilin nuk mund të diskutohen propozime të reja për dialogun mes dy vendeve.
Lidhur me temën për zbatim të marrëveshjes për asociacionin, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të enjten ka thënë se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize.
I pyetur nëse ekzistojnë afate për formim të Asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.