array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Kadri Veseli- Foto: Atdhe Mulla

Rrena e Veselit për drejtorët me aktakuza në Prizren

Deklarata

Kadri Veseli me datë 24.09.2019 – Emisioni ‘Rubikon KTV’ : “Ata e kanë kështu veç me fol çka dojn vet për tjerët, po me ba nuk donë as luftën kundër korrupsionit, nuk i largojnë 3 drejtorë të drejtorisë të cilët i kanë në Prizren, nuk i largojnë veç për partitë tjera. Kanë të tenderëve si e kanë të prokurimit edhe dy tjerë”.

 

Kadri Veseli

Vlerësimi

Me kos

Prokuroria e Prizrenit në përgjigje për KALLXO.com ka konfirmuar se 12 drejtorët aktualë të Komunës së Prizrenit nuk kanë aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Njëri nga të akuzuarit ishte dorëhequr më 25 gusht, para se Veseli të bënte deklaratën e tij. Ndërsa, aktakuzë për vepër penale të Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ka shefi i Zyrës së Prokurimit, Isa Osmankaj.

Artikulli

Kadri Veseli kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po i largon tre drejtorët me aktakuza që i kanë në komunë.

Ai kishte thënë se njëri nga ta është “ky i tenderëve” dhe dy të tjerët që kanë aktakuza.

“Ata e kanë kështu veç me fol çka dojn vet për tjerët, po me ba nuk donë as luftën kundër korrupsionit, nuk i largojnë 3 drejtor të drejtorisë të cilët i kanë në Prizren, nuk i largojnë veç për partitë tjera. Kanë të tenderëve si e kanë të prokurimit edhe dy tjerë”, ka thënë Veseli në Rubikon të KTV-së.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Prokurorinë e Prizrenit duke i pyetur veç e veç për secilin nga 12 drejtorët aktualë të Komunës së Prizrenit nëse kanë aktakuza aktive për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Referuar kërkesës dhe pyetjeve tuaja, pas kërkimeve të bëra në Shkrimoren e Prokurorisë Themelore në Prizren, ju njoftojmë se nga drejtorët aktualë të Komunës së Prizrenit, vetëm E.S., (Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit) ka aktakuzë të ngritur për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Prizrenit.

Aktakuzë për vepër penale të Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar me 1 gusht, Prokuroria e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj ish – Drejtorit Ertan Simitçi, Drejtor i Financave në Komunën e Prizrenit.

I njëjti me datë 25 Gusht kishte dhënë dorëheqje pikërisht për shkak të ngritjes së aktakuzës.

Ambasada Amerikane mbështet shoqërinë civile që Haskuka ta shkarkojë drejtorin me aktakuzë

Në Komunën e Prizrenit me aktakuzë për vepër penale të Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar është Shefi i Zyrës së Prokurimit, Isa Osmankaj.

Mytaher Haskuka zbaton kontratën e kundërligjshme të Ramadan Mujës

12 Drejtorët aktualë në Komunën e Prizrenit janë si mëposhtë:

Osman Hajdari – Drejtor i Administrates

Levent Kasëmi- Drejtor i Shërbimeve Publike

Fatmir Memaj- Drejtoria e Urbanizmit

Islam Thaçi- Drejtoria e Inspektoratit

Refik Shaqiri- Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastër.

Xhemile Thaçi – Vezgishi- Drejtoria e Arsimit

Sevil Kazaz- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik

Faruk Dakaj- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurise

Egzon Elshani- Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ehat Oreshka- Drejtoria e Kulturës Rinise dhe Sportit

Visar Shehu-Drejtoria e Shëndetësisë

Fejzë Kabashi- Drejtoria e Punes dhe e Mireqenies Sociale

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).