array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Prishtina, maj, 2023. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Publikimi i rremë për foshnjën e braktisur

Deklarata

Gjendet një foshjne e posalindur në Prishtinë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull: gjendet një foshjne e posalindur në Prishtinë…” është i pavërtetë. Krypometri ka verifikuar se fotografia që ilustron këtë postim është shkrepur në Nigeri, e jo në Prishtinë.

Artikulli

Më 9 nëntor 2023 faqja e facebook, ‘Krejt Shqiptare’ ka publikuar një fotografi me përshkrimin ‘Gjendet një foshnje e Posalindur në Prishtinë….. Çka po ndodh kshtu 😭😭😭 Shpërndajeni ndodshta ndokush e merr’.

Në fotografinë e publikuar shihet se është një foshnje e lënë në afërsi të një objekti për të cilin aludohet se është në Prishtinë.

Mirëpo me një kërkim të thjeshtë të fotografisë në Google lens del se foshnja nuk është gjetur në Prishtinë por diku në Nigeri.

Lajmi për braktisjen e kësaj foshnje është bërë publik në Nigeri, përkatësisht në spitalin ‘Osun State General Hospital’ në qershor të vitit 2013.            

Faqja në fjalë për postimin e saj ka përdorur një fotografi të vjetër, e nga një shtet tjetër duke aluduar se është në Kosovë.

Krypometër ka kontrolluar edhe në raportet zyrtare të Policisë së Kosovës por, në intervalin e raportuar nuk ka informacione për zbulimin e ndonjë foshnje të braktisur në Prishtinë.