array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Publikimi i rremë me fotografinë e Avdulla Hotit

Deklarata

Qeveria Hoti PDK-LDK-AKR-AAK

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me përmbajtjen Qeveria Hoti PDK-LDK-AKR-AAK” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se Avdulla Hoti nuk kishte koalicion me PDK-në e poashtu nuk ka një fotografi me Goran Rakiq kur ai i ngritë tre gishta.

Artikulli

Faqja DIASPORA@SHQIPTARE ka shpërndarë një material me mbishkrimin Sa Për PËRKUJTIM…

Materiali shpërfaqë disa fotografi në të cilat shihet ish-kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti duke shtrënguar duart me ish zv kryeministrin Goran Rakiq. 

Në fotografi Hoti shpërfaqet duke ngritur dy gishta ndërsa Rakiq duke ngritur tre gishta.

Materiali është i shoqëruar nga një kolonë zanore e ish kryetarit të kuvendit Kadri Veseli.

Krypometër ka kontrolluar nëse përmbajtja e transmetuar nga kjo video është e vërtetë.

Në material është shpërfaqur mbishkrimi “Qeveria Hoti PDK-LDK-AKR-AAK”.

Krypometër ka kontrolluar dhe ka verifikuar se Qeveria Hoti nuk ishte zgjedhur në koalicion me PDK-në dhe gjatë qeverisjes Hoti PDK ishte në opozitë. Në procesverbalin e Kuvendit të Kosovës të publikuar në ditën e zgjedhjes së Hotit si Kryeministër dërshmohet se ai nuk ka në kabinetin e tij asnjë zyrtar të PDK-së.

Krypometër ka kontrolluar edhe nëse fotografia e cila ilustron materialin është e vërtetë. Në kontrollin me makinat e kërkimit në Google fotografia nuk është gjetur dikun e publikuar ndërsa nga pamja fotografia shihet qartë se ka gjurmë të fabrikimit dhe montazhës.

Për të verifikuar nëse një fotografi e tillë është shkrepur, Krypometër më datë 28/10/2023 ka kontaktuar me Sibel Halimin, zëdhënsen e LDK-së. Deputeti dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdulla Hoti, nuk ka një fotografi të tillë me Goran Rakiq”- ka thënë Halimi për Krypometrin.

Krypometri ka verifikuar edhe nëse kolona zanore e Kadri Veselit është mesazh i drejtuar gjatë qeversjes Hoti.

Të dhënat tregojnë se deklarata e Veselit ishte dhënë në muajin mars 2020 në kohën kur Avdulla Hoti nuk ishte kryeministër i vendit.