array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

Promovimi i suplementeve për trajtim të parazitëve duke cituar institucione e mjekë fiktivë

Deklarata

“Era e gojës e shkaktuar nga PARAZITËT. Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive ndan sekretet e trajtimit”

Faqe në internet

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Era e gojës e shkaktuar nga PARAZITËT. Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive ndan sekretet e trajtimit” është i rremë. Ky artikull është publikuar në një faqe të internetit që imiton një portal, por në fakt nuk është i tillë pasi secila rubrikë që klikohet dërgon tek opsioni për blerje të një suplementi. Mjekët që janë cituar dhe institucionet të cilave i janë referuar janë fiktivë. Suplementi i rekomanduar nuk ka Autorizim Marketing për shitje në Kosovë dhe nuk është pjesë e protokoleve për trajtim të sëmundjes. 

Artikulli

Ueb-faqja ‘drclinic.space’,(arkiva) ka publikuar një artikull me titull: Era e gojës e shkaktuar nga PARAZITËT. Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive ndan sekretet e trajtimit.

Artikulli citon Dr. Pandi, i cili pretendohet se është studiuesi i kurës për eliminimin e parazitëve, madje është i ilustruar edhe me një fotografi.

Krypometër përmes ‘Yandex’, ka verifikuar këtë fotografi e cila nga këto rezultate të dërgon tek faqet e internetit që bëjnë shitjen e fotografive ilustruese për profesione të ndryshme, duke përfshirë punonjësit shëndetësor.

Ky artikull është publikuar në një faqe të internetit e dizajnuar si portal për lajme, i  cili ka rubrikat: Çështje Globale, Shëndeti, Stili i jetës, Teknologji, Financat, Ushqim dhe pije, Familja. Por, nëse klikohet cilado nga rubrikat të dërgon tek një lojë shpërblyese me rubinet dhe nëse e njëjta klikohet të ofrohet mundësia për të blerë një produkt me emrin ‘Germostop’ me 50% zbritje.
Krypometër ka pyetur Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, nëse ky produkt është pjesë e Listës së produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në kërkesën si më poshtë po ju njoftoj se produkti “Germostop” sipas kërkesës së më poshtme dhe sipas fotos së bashkangjitur nuk posedon Autorizim Marketing në departamentin e AM-së”– thuhet në përgjigjen e Muhamer Beshirit, Shef i Divizionit në Departamentin e Autorizim Marketingut.

Agjencioni Kosovar për Produkte dhe Paisje Medicinale është insitucion i cili kontrollon shitjen dhe rregullon procesin e importit të ilaçeve në Kosovë. Sipas ligjit për produkte dhe pajisje medicinale asnjë medikament mjekësor, përfshirë vitaminat, nuk guxojnë të shiten në vend pa lejen e këtij institucioni.

Krypometër ka kontaktuar me Rexhep Morinën, specialist i Dermatologjisë, i cili ka thënë se trajtimi i papillomave në Kosovë bëhet bazuar në protokolet shëndetësore në të cilat parashihen barnat që kanë Autorizim të Marketingut.

“Varësisht prej nëntipit kemi edhe prezencë të luthave të njohur si verrucae vulgaris, genitalis (condylloma) si dhe fibromave nëpër regjione të ndryshme. Trajtohen me metoda dhe preparate të ndryshme si: Kryotherapi (azot i lëngët), termokauter, laser dhe preparate si: TCA, podophilotoxin, imiquimod, etj..”- ka thënë Morina për Krypometër.

Në artikull gjithashtu thuhet se është zhvilluar me sukses nga Instituti i Parazitëve dhe grupi i shkencëtarëve të rinj në Kosovë.

Krypometër ka kontrolluar në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht në organogramin e këtij dikasteri për të parë nëse ekziston një institut i tillë.

Nga këto kërkime, Krypometri nuk ka gjetur ndonjë institut të tillë në organogramin e MSH-së.