array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë se sheqeri e qepa shërojnë mushkëritë

Deklarata

Mushkritë shërohen me përzierjen e  ½ një kg. sheqer,½ një kg. e qepë të kuqe,½ l. ujë,7 lugë mjaltë e 2 limona

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi se Mushkritë shërohen me përzierjen e  ½ një kg. sheqer,½ një kg. e qepë të kuqe,½ l. ujë,7 lugë mjaltë e 2 limona është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar me profesionistë shëndetësor se përzierja e këtyre preparateve nuk është pjesë e protokolleve shëndetësore.

Artikulli

Faqja në Facebook “Liria ka Emër” (Arkiva)ka shprëndarë një material me titullin “MUSHKËRITË DO TI KENI SI 20 VJEÇ JU DUHEN VETËM 5 PËRBËRËS QË ÇDO SHQIPTAR I KA NË SHTËPI..!”. Ky material shprëndanë një artikull të ueb faqen xnews7.com, i cili në përmbajtjen e tij pretendon si në vijim:  “Doni t’i keni mushkëritë si 20 vjeç përdorni, ju duhen vetëm 5 përbërës që çdo shqiptar i ka në shtëpi dhe ja si ta përdorni….”- duke pohuar se këta përbërës shërojnë astmën, bronkitin, kollën dhe çrregullimet të tjera të mushkërive.

Krypometri ka kontrolluar prëmbajtjen e cila shpërndan një recepturë  sipas së cilës mushkëritë shërohen duke kombinuar ½ një kg. sheqer,½ një kg. e qepë të kuqe,½ l. ujë,7 lugë mjaltë e2 limona.

Krypometër ka verifikuar nëse kjo recetë është në protokollin mjekësor dhe nëse rekomandohet nga mjekët pulmologë për shërimin e sëmundjeve të mushkërive.

Krypometër ka kontaktuar me pulmologun Shpëtim Thaçin për të parë nëse rekomandon ndonjë nga këta përbërës për shërimin e mushkërive.  

Në një përgjigje të datës 25/10/2023, Thaçi tha se nuk rekomandon përbërës shtëpiak dhe se rekomandon terapi të bazuar në të dhëna shkencore.

“Ne si profesionistë mjekësor ordinojmë terapi të bazuar në të dhëna shkencore dhe protokolle të mjekimit varësisht nga sëmundjet e organeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe mushkëritë në këtë rast”- ka thënë Thaçi për Krypometër.

Ndërsa pulmologu tjetër, Flamur Marku, ka thënë për Krypometër se nuk rekomandon përbërës shtëpiak për sëmundjet e mushkërive.

“Unë nuk rekomandoj këta përbërës pa u bërë analiza laboratorike dhe për këtë nuk kemi ndonjë të dhënë shkencore që e mbështetë lehtësimin e sëmundjes”- tha Marku në përgjigje të datës 25/10/2023.