array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë për Resul Sinanin për shitjen e ilaçit

Deklarata

Prostata juaj është e shëndetëshme për tre orë dhe postimi unë po e ndajë recetën me ju

Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Prostata juaj është e shëndetëshme për tre orë dhe postimi unë po e ndajë recetën me ju” është rrenë. Krypometër ka verifikuar se Resul Sinani nuk i ka thënë këto deklarata ndërsa mjekët dhe burimet e përdorura në këto postime janë të falsifikuara.

Artikulli

Më 16 shtator 2023 në faqet në Facebook, “Myrvet Nushi”, “Avdul Husi” është publikuar një fotografi e prezantuesit Resul Sinani duke pretenduar se ai ka përdorur një ilaç për shënimin e sëmundjes së prostatës.

Kjo fotografi është publikuar me një link në të cilin shfaqet një ueb faqe në internet “kmastager.com”. Kjo faqe është dizajnuar në formë të portalit. Në dizajn janë vendosur disa kategori si: Rreth nesh, Hartat, Statistika, Dokumente, Kontakte. Por, në cilëndo rubrikë që klikoni, faqja ju dërgon në hapësirën ku shfaqet oferta për shitjen e produktit “Prostamid”.

Në fotografi pretendohet se prezantuesi Resul Sinani ka thënë “Kam pasur prostatit për tri vjet, ai u largua për tre netë. Unë po e ndaj këtë recentë me ju falas”.

Me datë 19/09/2023, Resul Sinani përmes një postimi në Facebook ka mohuar se ka përdorur këtë ilaç.

Ai ka thënë se fotografitë në internet janë marrë pa autorizimin e tij.

“Nuk e di çfarë ilaçi është ky e as kush janë këta qe po e reklamojnë, veç unë kurrë nuk e kam përdor e as nuk jua rekomandoj me përdor! Fotografitë e mia m’i kane marre ne internet dhe nuk e kane autorizimin tim, pra janë duke e keqpërdorur imazhin tim. Veç thash ta sqaroj për ju qe keni menduar se unë jam duke reklamuar diçka të tillë, e atyre ishallah nuk ju shitet”- ka shkruar ai ai.

Artikulli citon personin me emrin Behram Varami, i cili nga kjo faqe paraqitet si urolog dhe doktor i mjekësisë.

Krypometri ka kontrolluar nëse Dr. Varami është i licencuar si mjek në Kosovë.

Në listën e anëtarësimeve të Odës së Mjekëve të Kosovës, institucion që ka për obligim licencimin e mjekëve që veprojnë në Kosovë, nuk figuron emri i Behram Varamit si mjek.

Për të kontrolluar përmbajtjen e cila është shpërndarë në këtë artikull, Krypometri me ka kontaktuar një mjek specialist nga i cili ka kërkuar informacione për mënyrën e trajtimit të sëmundjes së prostatës.

Liridon Selmani, specialist i urologjisë ka thënë se kjo sëmundje shërohet në bazë të protokollit europian të sëmundjeve.

“ Kjo sëmundje shërohet në bazë të protokollit europian të shërimit të sëmundjeve. Jo me këtë metodë.”– ka thënë Dr. Selmani në deklaratë për Krypometër.

Produktet e vetme të cilat qytetarët duhet t’i blejnë janë ato të cilat kanë autorizim marketingun nga Agjencioni Kosovar për Paisje dhe Produkte Medicionale AKPMM.