array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi i rremë për Daut Haradinaj

Deklarata

Daut Haradinaj (AAK) “vuan” për atdhe dhe nga plazhi e rrezikon “Qeverisjen Kurti

Media

Vlerësimi

Me kos

Fotografia me mbishkrimin  “Daut Haradinaj (AAK) “vuan” për atdhe dhe nga plazhi e rrezikon “Qeverisjen Kurti është nxjerrë nga konteksti. Haradinaj ka konfirmuar se fotografia origjinale e cila është publikuar nuk ka përmbajtur këtë mesazh.

 

Artikulli

Më 24 gusht 2023, faqja e Facebookut Ylli.net ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo fotografi është shoqëruar me një mbishkrim në të cilin thuhet “Daut Haradinaj (AAK) “vuan” për atdhe dhe nga plazhi e rrezikon “Qeverisjen Kurti””.

E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në faqen e Facebook– ut, Liria.

Krypometri me 29/08/2023 ka kontrolluar nëse i apostrofuari në këtë fotografi Daut Haradinaj ka thënë një deklaratë me përmbajtje të tillë.

Haradinaj ka mohuar të ketë dhënë një deklaratë të tillë, duke e quajtur shpifje të ulët.

“Unë nuk kam as Facebook as Instagram. Janë lajme të rrejshme. Absolut shpifje të ulta. Unë nuk kam bërë asnjë postim që po vuaj për atdheun”- ka thënë ai në deklaratë për Krypometër me datë 29/08/2023.

Krypometri ka kontrolluar edhe rrjetet sociale të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mirëpo nuk ka gjetur ndonjë mesazh të tillë.

Daut Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës në mars të vitit 2021, për t’u angazhuar për zgjedhjet komunale si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Partia të cilës ai i përket është duke udhëhequr një nismë për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, inicoi këtë nismë ndërsa shefi i grupit parlamentar Besnik Tahiri në disa prononcime ka thënë se kanë nënshkrime për të nisur një mocion mosbesimi për qeverinë.

Mirëpo zyrtarisht kjo parti ende nuk e ka dorëzuar mocionin në kuvend.