array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Përmbajtja e pambështetur për pasurinë e politikanëve

Deklarata

Populli i shkretë dhe multi milioneret

media

Vlerësimi

Rrenë

 “Populli i shkretë dhe multi milioneret, Pasuria e Hashim Thaçit aty është 78 milionë e 900 mijë e 538, afërsisht 79 milionë dollarë, Ramush Haradinaj në bankën e Qipros ka fshehur 68 milionë e 305 mijë e 985 apo mbi 68 milionë dollar, Kadri Veseli ka më shumë se 98 milionë e 780 mijë e 687 dollarë apo 99 milionë dollar. Edhe Fatmir Limaj ka jo pak, por 81 milionë e 645 mijë e 490 dollarë, afërsisht 82 milionë dollar po në bankën e Qipros” është vlerësuar si e pavërtetë. Krypometri ka kontrolluar regjistrat zyrtar të pasurisë së politikanëve në fjalë dhe ka kontaktuar burime zyrtare të cilat tregojnë se këto shifra janë të pasakta dhe të njëjtit nuk kanë pasuri të delaruar si të regjistruar në Qipro. 

 

Artikulli

Më datë 2 shtator 2023, profili i Facebook “E verteta E verteta” ka shpërndarë një video ku flitet për pasurinë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ish deputetin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, deputetin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe për ish deputetin dhe kryetarin e NISMA-së, Fatmir Limaj.

Kjo video e shpërndarë thotë se Thaçi, Haradinaj, Veseli e Limaj kanë me miliona dollarë në bankën e Qipros. Videomateriali nuk citon asnjë burim zyrtar apo dokument i cili dëshmon këtë pasuri.

Krypometri ka kontrolluar nëse ky informacion është i saktë dhe në dokumentet zyrtare në Kosovë ka të dhëna për një pasuri të tillë.

Zyrtarët shtetëror të Kosovës deklarojnë pasurinë e tyre dhe sipas ligjit ajo verifikohet nga disa mekanizma, përfshirë edhe Agjencionin Për parandalimin e korrupsionit. Të dhënat e publikuara nga ky agjencion tregojnë pasurinë e politikanëve të përmendur. 

deklarimin e fundit të pasurirsë për vitin 2019, ish presidenti Thaçi, për të cilin video thotë se ka mbi 79 milionë në bankën e Qipros, tregohet se e gjithë pasuria e paluajtshme e ish Presidentit është 610 mijë në pronësi të përbashkët, ndërsa ajo e luajtshme është 19 mijë në emër të bashkëshortes. 

Sa i përket parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare, ish Presidenti kishte deklaruar se në NLB Bank në Prishtinë mbanë 1 mijë e 194 euro e 14 cent në pronësi të tijën.

Në Bankën Kombëtare Tregtare në Prishtinë mban 2 mijë e 141 e 65 cent në emër të bashkëshortes dhe në Bankën Kombëtare Tregtare po ashtu në Prishtinë mbanë 7 mijë e 735 e 11 cent në pronësi të fëmijëve. 

Mirëpo, në asnjë pjesë të deklarimit nuk përmendet që ish presidenti ka para që mbanë në ndonjë bankë në Qipro. 

Krypometri ka kontaktar me këshilltarin e Hashim Thaçit Artan Behrami për këtë video të publikuar. 

I pyetur nëse është e vërtetë që Thaçi ka mbajtur në bankën e Qipros afër 79 milionë dollarë, Behrami ka mohuar që diçka e tillë është e vërtetë. 

“Ky është një lajm i rremë. Pasuria e Presidentit Thaçi është pasqyruar në Deklarimin e Pasurisë që është bërë për çdo vjet sa ka pasë poste publike”- ka thënë Behrami në deklaratë për Krypometër me datë 04/09/2023.

Krypometri ka kontrolluar edhe për vërtetësinë e pretendimeve për Kadri Veselin. 

Në deklarimin e fundit, të vitit 2019, të Kadri Veselit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, po ashtu nuk flitet për para të mbajtura nga Veseli në ndonjë bankë jashtë Kosovës. 

Deklarimi i këtij të fundit tregon se ai posedonte 182 mijë e 550 euro pasuri të paluajtshme dhe 16 mijë e 300 euro pasuri të luajtshme. 

Sa i përket mbajtjes së parave të gatshme në institucionet financiare, Veseli kishte deklaruar se gjatë 2019-ës kishte 5 mijë e 756 euro e 15 cent në emër të tij, në Raiffeisen Bank në Prishtinë e po në të njëjtën bankë gruaja e tij ka 4 mijë e 228 euro e 33 cent.

Edhe në bankën BKT në Prishtinë, Veseli ka1 mijë e 517 euro e 18 cent në emrin e tij dhe 4 mijë e 132 e 37 cent janë në emër të bashkëshortes.

Thaçi e Veseli që nga viti 2019 nuk mbajnë ndonjë pozitë zyrtare apo shtetërore në Kosovë të cilëve iu detyrohet deklarimi i pasurisë, pasi ata gjenden në parabugim pasi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për informatat e dhëna në videon e shpërndarë, në të cilën thuhet se Veseli mbante në bankës e Qipros 99 milionë dollar, Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Partisë Demokratike të Kosovës, Valmir Kaliqi. 

Ai ka thënë për Krypometrin se videot si kjo janë pjesë e kampanjës negative kundër krerëve të UÇK-së dhe krerëve të shtetit të Kosovës. 

“Janë publikuar dhe shpërndarë nga faqe të rreme”- ka thënë Klaiqi në deklaratë për Krypometër me datë 04/09/2023.

Tutje ai ka shtuar se përmbajtja e kësaj videoje dhe shumë të tjerave të ngjashme janë tërësisht shpifje dhe gënjeshtra të publikuara dhe të shpërndara në rrjete sociale.

Video e shpërndarë flet edhe për Ramush Haradinaj, i cili në deklarimin e tij të fundit të pasurisë të vitit 2022 ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka 1 milion e 334 mijë e 300 euro e të luajtshme posedon gjithsej 27 mijë euro. 

Në deklarimin e fundit të Haradinajt nuk është deklaruar shuma e parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare, mirëpo në këtë deklarim nuk është folur për ndonjë shumë të parave të mbajtura në ndonjë bankë në Qipro. 

Krypometri ka kontaktuar me zëdhënsin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili. 

Ai ka thënë se videomontazhet dhe lajmet e rreme të fabrikuara kanë për qëllim dezinformimin e opinionit dhe dëmtimin e figurës së kryetarit Haradinaj. 

“Sigurisht se edhe kjo video e publikuar është një lajm i rremë, siç janë shumica e materialeve propaganduese. Në këtë rast fatkeqësisht nuk është e qartë se kush është autori i kësaj videoje, përndryshe jemi duke punuar që autorët e gjithë makinerisë propaganduese që cak kanë Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të Aleancës, të përballen me drejtësinë”- ka thënë Xhemaili.

Kjo video e shpërndarë flet edhe për Fatmir Limaj, i cili në vitin 2018 ka bërë deklarimin e tij të fundit të pasurisë. 

Ai ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka gjithsej 820 mijë euro, ndërsa të luajtshme nuk ka asnjë. 

Madje ai ka deklaruar se nuk ka para të mbajtura në ndonjë institcuon financiar as në Kosovë e as diku jashtë Kosovës. 

Lidhur me videon, Krypometri ka kontaktuar me Endrit Shala nga NISMA, i cili po ashtu ka mohuar se pretendimet për Limaj janë të vërteta. 

“Jo nuk është e vërtetë. Kjo është një gënjeshtër”- ka thënë Shala në deklaratën për Krypometër me datë 04/09/2023. 

Tutje ai ka thënë se beson se me këto video të tilla, të cilat thotë se janë kryekëput gënjeshtra dhe propagandë, duhet të merren organet e drejtësisë.