array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Mashtrimi se si një ilaç shëron dhimbjet e shpinës dhe kyçeve

Deklarata

ËSE JU KANË THËNË SE ËSHTË E PAMUNDUR TË KURONI SHPINËN DHE KYÇET PAS TË 50-TAVE, ATËHERË DUHET TA DINI SE NUK ËSHTË E VËRTETË

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me përmbajtjen “NËSE JU KANË THËNË SE ËSHTË E PAMUNDUR TË KURONI SHPINËN DHE KYÇET PAS TË 50-TAVE, ATËHERË DUHET TA DINI SE NUK ËSHTË E VËRTETË” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar se ilaçi i promovuar në këtë artikull nuk është i lejuar në Kosovë dhe njerëzit të cilët citohen si ekspertë mjekësor janë të rremë.

Artikulli

Në ueb-faqen ‘SHOQATA E SHËNDETIT TË KOMUNITETIT’, është publikuar një artikull me titullin, “NËSE JU KANË THËNË SE ËSHTË E PAMUNDUR TË KURONI SHPINËN DHE KYÇET PAS TË 50-TAVE, ATËHERË DUHET TA DINI SE NUK ËSHTË E VËRTETË!”.

Artikulli citon Martin Idrizin si doktor të Shkencave Mjekësore dhe themelues i kinesioterapisë moderne (neurologjia dhe ortopedia), e për të cilin pretendohet se ka mbi 30 vjet përvojë pune.

Krypometër ka kontrolluar në ueb faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës nëse Dr. Martin Idrizi është i licencuar nga ky institucion.

Në kërkimin e datës 27/09/2023, në listën e anëtarëve të Odës së Mjekëve të Kosovës nuk figuron asnjë doktor me emrin Martin Idrizi.

Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e përfaqësimit profesional të mjekëve e cila sipas ligjit licencon të gjithë mjekët në Kosovë.

Pos emrit të mjekut, i cili rezulton se nuk është i vërtetë, artikulli pretendon të promovojë një produkt me emrin “Artroflex” i cili pretendohet se është preparat për shërim të shpinës dhe kyçeve.

Krypometri ka kontrolluar nëse ky ilaç është i lejuar për tu shitur dhe për tu tregtuar në Kosovë.

Në kërkimin e datës 27/09/2023 në listën e produkteve që kanë autorizim marketingu dhe që është e publikuar në ueb-faqen e Agjencisë kosovare për produkte dhe pajisje medicinale, nuk figuron një ilaç i tillë.

Agjencioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale është institucion i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë. Sipas ligjit, asnjë medikament mjekësor në Kosovë nuk guxon të tregtohet pa lejen e këtij institucioni.

Krypometër gjithashtu ka pyetur edhe drejtorin e Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica nëse e njeh këtë ilaç apo e rekomandon për këto sëmundje.

Në një përgjigje përmes telefonit të datës 28/09/2023, Jashanica ka thënë se ka dëgjuar për këtë produkt.

“Po, kam dëgjuar për këtë produkt, por nuk e kam përdorur asnjëherë. Megjithatë përmbajtja farmakologjike është e ngjashme me preparate të tjera që i përdorim”- thuhet në përgjigjen e Jashanicës

Krypometri ka kontrolluar edhe fotografinë në të cilën pretendohet se është Dr. Martin Idrizi.

Me një verifikim të thjeshtë në ‘Google Image’ fotografia del të jetë e Valentin Ivanovich Dikul që ka qenë artist cirku nga Lituania.