array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Mashtrimi për ilaçin që shëron njëherë e përgjithmonë hemorroidet

Deklarata

NGA HEMOROIDET TE KANCERI I ZORRËVE – VETËM NJË HAPA! SI TË NJOHET NJË KËRCËNIM NË KOHË? INTERVISTË ME PROKTOLOGJIN KRYER KOSOVË”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli i publikuar në faqen “Digi 24” është i rremë. Burime zyrtare nga Oda e Mjekëve dhe Qendra Spitalore e Kosovës kanë konfirmuar se personat e përmendur në këtë lajm nuk janë mjekë në Kosovë. Të njëjtat burime poashtu kanë konfirmuar se qendrat kërkimore që përmenden në artikull nuk ekzistojnë në Kosovë.

 

Artikulli

Më 7 korrik 2023, faqja e internetit “Digi 24” ka publikuar një artikull  me titull “NGA HEMOROIDET TE KANCERI I ZORRËVE – VETËM NJË HAPA! SI TË NJOHET NJË KËRCËNIM NË KOHË? INTERVISTË ME PROKTOLOGJIN KRYER KOSOVË” i cili reklamon një produkt që, sipas tekstit, shëron përgjithmonë hemorroidet.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Just for her”.

Agjencia Kosovare për Pajisje dhe Produkte Medicinale në një përgjigje për Krypometër me datë 17 gusht 2023 ka konfirmuar se ky produkt nuk ka autorizim marketingu për shitje në Kosovë. 

Produktet medicinale të cilat shiten në Kosovë duhet t’i nënshtrohen procesit të licencimit nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPMM). Ky proces njihet si autorizim i marketingut. Lista e plotë me ilaçet të cilat kanë autorizim marketingu për shitje në Kosovë gjendet në këtë link.

Krypometri ka konstatuar se artikulli citon dy persona të cilët në artikull paraqiten si  doktorë me emrat Bekim Beqaj dhe Shpresa Mahmutaj.

Krypometri ka kontrolluar nëse këta dy emra ushtrojnë këtë profesion në Kosovë.

Oda e Mjekëve të Kosovës në një përgjigje për Krypometër me datë 17/08/2023 ka konfirmuar se emrat Bekim Beqaj dhe Shpresa Mahmutaj nuk figurojnë si anëtarë të Odës së mjekëve dhe nuk kanë licenca për të ushtruar këtë profesion në Kosovë.

Artikulli në fjalë e paraqet se Bekim Beqaj është hetues kryesor i Departamentit të Proktologjisë të Qendrës Kërkimore të Kosovës. 

Krypometri ka kontrolluar nëse një qendër e tillë ekziston në Kosovë. Studimet mjekësore dhe qendrat studimore të akredituara në vend janë në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës QKUK. 

Krypometri me datë 17 gusht 2023 ka pranuar një konfirmim zyrtar nga Prof.ass.Dr. Enver Fekaj profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë dhe Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK.

Prof.ass.Dr Fekaj ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka “Departament të Proktologjisë të Qendrës kërkimore të Kosovës”.

“Në Kosovë nuk ka institucion të quajtur Qendër Kerkimore, në kuadër të së cilës ka edhe Department të Proktologjisë” thuhet në përgjigjen zyrtare të Prof.ass.Dr. Fekaj. 

Krypometri ka verifikuar edhe informacione të tjera në këtë artikull. Të dhënat tregojnë se njëra nga fotografitë e përdorura në artikull është e manipuluar. Në artikull përmendet se të dhënat ofrohen nga doktoresha Shpresa Mahmutaj ndërsa fotografia është e një burri. 

Artikulli përmend se Dr. Shpresa Mahmutaj është zëvendës shefe e departamentit të proktologjisë në Kosovë, proktologe e njohur.

Në një konfirmim zyrtar nga Prof.ass.Dr. Enver Fekaj potencohet se në klinikat e Kosovës nuk ka një departament të tillë. 

“Nuk ka një departament të tillë. Trajtimi i sëmundjeve proktologjike bëhet nga kirurgët e përgjithshëm. Në Klinikën e Kirurgjisë abdominale trajtohen të gjitha sëmundjet proktologjike, beninje dhe malinje. Në Spitalet rajonale trajtohen, po ashtu, një numër i këtyre sëmundjeve nga kirurgët e përgjithshëm”- ka thënë Prof.ass.Dr. Fekaj në përgjigjen e datës 17/08/2023.