array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Limaj nuk ka thënë se Albin Kurti nuk do të kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme 

Deklarata

Fatmir Limaj deklarohet: Albin Kurti as pragun ska me kalu ne zgjedhje te reja. Keni ma o popull

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Fatmir Limaj deklarohet: Albin Kurti as pragun ska me kalu ne zgjedhje te reja. Keni ma o popull” është i rremë. Në media nuk është publikuar asnjë deklarat e tillë e bërë nga Kryetari i Parisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Endrit Shala, sekretar për mardhënie me jashtë në këtë parti, ka thënë se Limaj nuk ka dhënë një deklaratë të tillë. 

Artikulli

Më 23.06.2024 faqja në Facebook “Pa pardon” (arkiva) ka publikuar fotografinë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe të kryetarit të Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj me mbishkrimin “Fatmir Limaj deklarohet: Albin Kurti as pragun ska me kalu ne zgjedhje te reja. Keni ma o popull”.

I njëjti postim është shpërndarë edhe me “Ai ka deklaruar se gjeja, Albin Kurti në zgjedhjet e ardhshme nuk do e kalonë pragun! Mendimi i juaj?” – thuhet në përshkrim të fotografive. 

Krypometër, nga kërkimet në Google dhe Bing, nuk ka gjetur asnjë deklaratë të tillë që është publikuar në ndonjë media.

Përveç kësaj, Krypometër ka kërkuar një përgjigje nga Partia Nisma Socialdemokrate, e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

Endrit Shala, sekretar për mardhënie me jashtë në këtë parti, ka thënë se Limaj nuk ka dhënë një deklaratë të tillë. 

“Kjo deklaratë e publikuar në emër të kryetarit të Nisma Fatmir Limaj, se VV nuk do ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme, është e pavërtetë”- tha Shala.

Zgjedhjet Qendrore në Kosovë duhet të mbahen më së largu në fillim të vitit 2025, kur edhe i përfundon mandati katër vjeçar qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. 

Partia Nisma Socialdemokrate kishte marrë 2,5% (arkiva)të votave në zgjedhjet e mbajtura më 14.02.2021 duke mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës. 

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (arkiva), Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar 50,2% të votave. 

Në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen më së largu në fillim të vitit të ardhshëm, Partia Nisma Socialdemokrate e udhëhequr nga Fatmir Limaj do të garojë me një listë të përbashkët me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).