array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Vetura në zjarr/ Ilustrim

Lajmi i mangët për diegien e veturës me targa serbe

Deklarata

Është arrestuar një 59-vjeçar, ish-shtetas i Republikës së Kosovës

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Në artikullin e kosovo-online.com i arrestuari është cilësuar si ish-shtetas i Republikës së Kosovës. Madje, diçka e tillë iu mvesh që e kishte deklaruar Policia e Kosovës. Por, në asnjë vend në njoftimin e Policisë së Kosovës, nuk është thënë se i arrestuari është ish-shtetas i Republikës së Kosovës. Policia e ka konfirmuar se pronari i veturës dhe i dyshuari janë shqiptarë, shtetas të Kosovës. Policia tha se dy personat e përfshirë në rast janë fqinj dhe se ngjarja ka ndodhur si rezultat i disa problemeve që kanë pasur mes vete. Sipas tyre, motivet e kësaj ngjarje nuk kanë elemente etnike.

Artikulli

Më 13 nëntor 2022, në mediat serbe si, kosovo-online.com, kurir.rs, danas.rs, novosti.rs, sd.rs, alo.rs, udarnavest.rs, naslovi.net, republika.rs, vesti-rs.com, 24sedam.rs, vesti.rs, happytv.rs, informer.rs, rs.n1info.com, është publikuar një artikull ku tregohet për djegien e një veture me pronar shqiptar.

Teksti i njëjtë në po të njëjtën ditë është shpërndarë edhe në Facebook në faqet Kosovo Online, info-ks.net, Svet Politike ndërsa në një profil tjetër të Facebook Gordana Vracar, ky artikull është shpërndarë një ditë më vonë, më 14 nëntor 2022.

Artikulli i referohej njoftimit të Policisë së Kosovës që ishte lëshuar më 12 nëntor 2022. Njoftimi i Policisë së Kosovë që ishte vendosur në artikull në gjuhën shqipe nga kosovo-online.com, bënte të ditur se kishin identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale zjarrvënie. 

“Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tij” – thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në artikullin e kosovo-online.com i arrestuari është cilësuar si ish-shtetas i Republikës së Kosovës. 

““Është arrestuar një 59-vjeçar, ish-shtetas i Republikës së Kosovës…” – ka thënë Policia” – thuhet në artikullin e publikuar nga kosovo-online.com.

Madje, diçka e tillë iu mvesh që e kishte deklaruar Policia e Kosovës. Por, në asnjë vend në njoftimin e Policisë së Kosovës, të publikuar në Facebook, nuk është thënë se i arrestuari është ish-shtetas i Republikës së Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe të njëjtët kanë deklaruar se vetura e djegur është me targa serbe, mirëpo jo me targa ilegale serbe. Po ashtu e kanë konfirmuar se pronari i veturës dhe i dyshuari janë shqiptarë, shtetas të Kosovës. Policia tha se dy personat e përfshirë në rast janë fqinj dhe se ngjarja ka ndodhur si rezultat i disa problemeve që kanë pasur mes vete. Gjithashtu, Policia konfirmoi se motivet e kësaj ngjarje nuk kanë elemente etnike.

“Nuk ka pas elemente të keqkuptimit etnik apo nacional” – ka thënë Policia për KALLXO.com.

Shënim: Më 28 dhjetor 2022 në ora 14 e 47 min është edituar artikulli. Nga lista e mediave që e kanë publikuar artikullin është larguar portali “Espreso.co.rs”, pasi ky portal e ka përmirësuar lajmin dhe për ndryshimet e bëra e ka njoftuar KALLXO.com. Artikullin e përmirësuar mund ta lexoni duke klikuar KËTU