array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajm i rremë për fotografinë e gruas me fëmijën e saj në acar

Deklarata

(02.12.2020)- E dhimbshme! Nje nene me djalin e saj ne piken e acarit, shihet ne rruge te Prishtines e vetme. Kjo nene nuk e Meriton kete.

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia ka rezultuar se në fakt nuk është në Kosovë. Drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, përmes një publikimi në Facebook mbrëmë ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe punëtori social kujdestar nga Qendra për Pune Sociale ne Prishtine janë angazhuar për dy orë në qytet që ta vërtetojnë këtë informacion dhe ai doli te jete i rremë

Artikulli

Një fotografi e shpërndarë dje në mediat sociale ku shihet një grua dhe një fëmijë me pretendimin se kanë mbetur jashtë në kushte të rënda atmosferike.

Kjo fotografi po del të jetë e rrejshme pas interesimit të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës për identifikimin e saj.

Drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, përmes një publikimi në Facebook mbrëmë ka njoftuar se Policia e Kosovës dhe punëtori social kujdestar nga Qendra për Pune Sociale ne Prishtine janë angazhuar për dy orë në qytet që ta vërtetojnë këtë lajm dhe ai doli te jete një FAKE NEËS.

Sipas tyre, fotografia si duket është nga Siria, e vitit 2017.

“Sonte ne mbrëmje është vënë në qarkullim një lajm me një fotografi ku shihet një grua me fëmijë e shtrire ne trotuar duke pretenduar se është fotografi aktuale ne Prishtine. Policia e Kosovës dhe punëtori social kujdestar nga Qendra për Pune Sociale ne Prishtine janë angazhuar për dy orë në qytet që ta vërtetojnë këtë lajm dhe ai doli te jete një FAKE NEËS. Fotografia si duket është nga Siria, e vitit 2017.  Prandaj, marr shkas këtë lajm te rreme që të ju bej thirrje qe mos biem pre e klikimeve fallco dhe nëse ju rastis që me te vërtetë hasni në te tilla pamje në Komune të Prishtinës, të kontaktoni Policinë e Kosovës ne numri 192”, ka shkruar Kukaj.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.