array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Krahasimi i pabazuar i migrimit në kohën e Millosheviqit dhe me periudhën e pasluftës

Deklarata

Organet e drejtësisë në Kosovë janë mbrojtës kryesorë të të krimit dhe korrupsionit. Ata që ja bënë jetën e qytetarëve skëterrë, që i detyruan me marrë rrugën e mërgimit më keq se në kohën e Millosheviqit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Konstatimi se “organet e drejtësisë në Kosovë janë mbrojtës kryesorë të të krimit dhe korrupsionit. Ata që ja bënë jetën e qytetarëve skëterrë, që i detyruan me marrë rrugën e mërgimit më keq se në kohën e Millosheviqit” nuk është i bazuar në fakte. Në kohën kur Kosova ishte nën regjimin e Serbisë të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq nga Kosova janë përndjekur rreth 800 mijë qytetarë vetëm gjatë viteve 1998-1999. Qytetarët e Kosovës kanë vazhduar të emigrojnë nëpër vendet e tjera edhe pas vitit 1999, por kryesisht emigrimi është bërë për shkaqe ekonomike dhe të shkollimit, por nuk janë regjistruar përndjekje shtetërore ndaj tyre.

Artikulli

Më 01.05.2024 një profil në Facebook (arkiva) është postuar një video (arkiva), në të cilën një person bën thirrje për mobilizim për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që Vetëvendosja t’i fitojë 80 vende në Kuvendin e Kosovës, pra shumicën e kualifikuar.

E njëjta video është shpërndarë në disa grupe në Facebook, si: “Top Channel ✅” (arkiva), “LAJMI FUNDIT LIVE 🇺🇸” (arkiva),  “Gjithmon Shqipetare 🇦🇱🇦🇱🇦🇱” (Arkiva).

Në këtë video, ndër të tjera, ky person thotë se organet e drejtësisë në Kosovë i kanë detyruar qytetarët që të marrin rrugën e mërgimit. 

“Organet e drejtësisë në Kosovë janë mbrojtës kryesorë të krimit dhe korrupsionit, janë ata që ja bënë jetën e qytetarëve skëterrë, që i detyruan me marrë rrugën e mërgimit më keq se në kohën e Millosheviqit, tash janë të angazhuar me çdo kusht që Qeveria Kurti të dështojë në këtë drejtim” – thotë ndër të tjera ky person (shiko videon (arkiva) nga min 0:40).

Për të verifikuar këtë konstatim, Krypometër ka shfletuar dokumentet zyrtare të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe dokumentet e prodhuara nga institucionet e Kosovës për numrin e personave që janë larguar nga Kosova në kohën e Milosheviqit.

Sa persona janë larguar nga Kosova gjatë kohës së Millosheviqit?

aktakuzën e Tribunali Ndërkombëtar i Hagës ndaj Millosheviq dhe të tjerëve, janë paraqitur të dhëna për numrin e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova që nga fillimi i luftës në Kosovë e deri në maj 1999 nga Kosova. Në aktakuzë thuhet se gjatë luftës ishin dëbuar më shumë se 740 mijë shqiptarë të Kosovës, afërsisht sa një e treta e gjithë popullsisë shqiptare.

“Planifikimi, përgatitja dhe ekzekutimi i fushatës së ndërmarrë nga forcat e Jugosllavisë dhe të Serbisë në Kosovë ishte planifikuar, nxitur, urdhëruar, kryer ose ndryshe i ndihmuar dhe nxitur nga Sllobodan Millosheviqi dhe të tjerët”– thuhet ndër të tjera në aktakuzën e ngritur me 27 maj 1999.

I cilësuar si “Kasapi i Ballkanit”, në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, Millosheviq ishte akuzuar për fushatë sistematike të shkatërrimit të pronave të shqiptarëve në qytete dhe fshatra.

Raporti “Raporti i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2014” thotë se pjesa më e madhe e qytetarëve të përndjekur nga Kosova deri në vitin 1999 janë kthyer në Kosovë pas përfundimit të luftës.

raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare për çështjen e të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë, thuhet se janë përafërsisht rreth 1 milion njerëz të zhvendosur nga Kosova, si pasojë e luftës në Kosovë (1998-2000).

Po ashtu, në këtë raport thuhet se në periudhën nga 1 janari 1998 e deri më 31 dhjetor të vitit 2000 janë gjithsej 13 mijë e 535 persona të vrarë ose të zhdukur. Prej tyre, 10,812 shqiptarë, 2,197 serbë dhe 526 viktima të komuniteteve romë, boshnjakë, malazezë dhe joshqiptarë të tjerë. Prej tyre, edhe sot e kësaj dite 1,620 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe ende nuk dihet asgjë për ta.

Shefik Sadiku, sekretar i Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe përndjekurve politikë ka thënë për Krypometrin se që nga 2013-ta për njohjen e këtij statusi janë bërë rreth 12 mijë aplikime, ndërsa prej tyre rreth 6 mijë janë proceduar për tu shqyrtuar. 

Sipas Sadikut, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë aplikimet, ndërsa mandati i këtij Komisioni është deri në mars 2026, me mundësi vazhdimi me miratimin e Qeverisë së Kosovës. Aplikimet, sipas Sadikut, përfshihen nga viti 1945 deri në vitin 1999.

Emigrimi nëpër vite 

Sipas një vlerësimi të bërë në vitin 2011 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vlerësohet se numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, që kanë emigruar apo me prejardhje nga Kosova, ka qenë diku rreth 700 mijë.

Në raportin e ministrisë së Punëve të Brendshme “Profili i zgjeruar i migrimit 2013 – 2017” thuhet se numri i popullsisë Kosovare të emigruar dhe asaj me prejardhje Kosovare (1969-2011) është vlerësuar të jetë 703,978 banorë, derisa në vitin 2017 vlerësohet të jetë 833,739 banorë. 

Pra, në bazë të kësaj statistike, në periudhën 2011-2017 kanë emigruar nga Kosova 130 mijë persona. Kurse, raporti tjetër i Ministrisë së Punëve të Brendshme “Profili i zgjeruar i migrimit 2018 – 2022” thotë se për periudhën “2018-2022 vlerësohet se nga Kosova janë larguar 156,080 banorë apo rreth 8.85% e popullsisë së vendit”. 

Pra, krahasimi i emigrimit që ka ndodhur pas vitit 2000 me përndjekjet e bëra në kohën e Millosheviqit nuk është i saktë.