array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut

Komuna e Junikut tri vjet pa Komitet të Auditimit

Deklarata

Ligji: Komiteti i Auditimit duhet të përbëhet nga tre ose pesë anëtarë. Komitetit të Auditimit mbahen së paku katër herë në vit dhe ftohen nga kryesuesi i Komitetit të Auditimit.

 

Komuna e Juniku

Vlerësimi

Rrenë

Komuna e Junikut tri vjet nuk ka pasur komitet të Auditimit funksional. Për pasojë, rekomandimet e Auditorit të Brendshëm nuk janë zbatuar në nivelin e kënaqshëm. Komiteti i Auditimit është kompletuar vetëm në dhjetorin e vitit 2018, apo një vit nga marrja e mandatit të ri nga kryetari i Komunës, Agron Kuqi. Formimi i komitetit të Auditimit dhe mbajtja e të paktën 4 takimeve në vit është kërkesë ligjore për institucionet e Kosovës.

Artikulli

Gjatë vitit 2016, 2017 dhe 2018, Komuna e Junikut ka qenë me Komitet të Auditimit jo funksional.

Vendimi për krijimin e Komitetit të Auditimit në Komunën e Junikut është marrë më 11 dhjetor të vitit 2018. Anëtarë të këtij Komiteti do të jenë Sami Gjikokaj-kryesues, Artin Velijaj-anëtar, Turim Ganijaj-anëtar dhe Visar Tofaj-sekretar.

Ky Komiteti i Auditimit, sipas komunës është në përputhje me kërkesat që dalin nga Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Komitetit të Auditimit, ku thuhet se Komiteti duhet të ketë në përbërje tre ose pesë anëtarë.

Drejtori i Auditimit të Brendshëm në Komunën e Junikut, Visar Tofaj ka thënë se Komiteti i kaluar i Auditimit ka qenë jo funksional për shkak se nuk ka qenë në përputhje me Udhëzimin Administrativ.

“Komiteti i auditimit ishte themeluar po që nuk ishte në përputhje me Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Komitetit të Auditimit dhe për ketë arsye Komiteti nuk ishte funksionale”, është shprehur Tofaj.

Ai ka deklaruar për Kallxo.com se tani Komiteti i Auditimit është në përputhje të plotë me Udhëzimin Administrativ dhe presin që në të ardhmen të kenë bashkëpunim të ngushtë në mënyrë që rekomandimet e adresuara të zbatohen.

Sipas Udhëzimit Administrativ, takimet e Komitetit të Auditimit mbahen së paku katër herë në vit dhe ftohen nga kryesuesi i Komitetit të Auditimit. Ndërsa drejtori Visar Tofaj ka thënë se Komiteti i krijuar në dhjetor të vitit 2018, takimet do t’i mbaj komfor këtij Udhëzimi.

“Ndërsa sa i përket takimeve, pasi që është formuar këtë vit, në përputhje me Udhëzimin, Statutin dhe Planin e punës do të realizohen takimet, ku dhe do të ju informojmë rreth zbatimit të rekomandimeve”, ka thënë Tofaj për Kallxo.com.

Komiteti i Auditimit në Komunën e Junikut ka qenë jo funksional edhe në vitin 2016 dhe 2017, problem ky që është evidentuar edhe në raportet e auditimit.

Në vitin 2017, Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar mos zbatimin e duhur të rekomandimeve dhe mungesën e Komitetit të Auditimit në Komunën e Junikut. Po ashtu është gjetur se menaxhmenti nuk i ka trajtuar sa duhet rekomandimet e Auditorit të Brendshëm.

“Nga 38 rekomandimet e dhëna në raportet e Auditimit të Brendshëm, NjAB ka vlerësuar se vetëm 15 prej tyre janë zbatuar, 13 në proces të zbatimit dhe 10 nuk ishin zbatuar”, thuhet në raport.

Në raport theksohet se mungesa e Komiteti të Auditimit pasqyron mungesën e vëmendjes së menaxhmentit në njohjen dhe maksimizimin e përfitimit të auditimit të brendshëm ose për të kërkuar siguri për funksionimin efektiv të kontrolleve të brendshme.

“Kryetari duhet të sigurojë zbatimin e plotë të rekomandimeve të auditimit të brendshëm. Planet e veprimit në zbatimin e rekomandimeve të monitorohet vazhdimisht nga menaxhmenti. Gjithashtu të shqyrtohen mundësitë e krijimit të Komitetit të Auditimit, apo në bashkëpunim me ndonjë komunë tjetër të angazhojë komitetin e auditimit me komunën bashkëpunuese”, thuhet në rekomandimin e Auditorit drejtuar kryetarit të Junikut.

Komiteti i Auditimit jo funksional në 2016

Komuna e Junikut nuk kishte Komitet të Auditimit funksional sipas Udhëzimit Administrativ as në vitin 2016.

Sipas raportit të auditimit, mungesa e Komitetit të Auditimit mund të rezultojë me mos shqyrtimin e çështjeve të ngritura nga auditori i brendshëm, dhe me vazhdimin e praktikave joefektive, duke ndikuar dhe në mos adresimin e dobësive në kontrolle.

“Për të shtuar mbikëqyrjen e cilësisë së shërbimeve të auditimit të brendshëm, Kryetari duhet të sigurojë themelimin e Komitetit të auditimit”, theksohet në raportin e auditimit për vitin 2016.

Agron Kuçi është zgjedhur për herë të tretë në krye të Komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluar me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.