array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Keqpërdoret fotografia e ish-ministrit të Shëndetësisë për të shitur suplemente

Deklarata

Fortex, produkt për shëndetin e meshkujve

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Në artikullin me titull “Fortex, produkt për shëndetin e meshkujve” janë përdorë të dhëna të rreme me qëllim të shitjes së një suplementi. Në këtë postim është publikuar fotografia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, por ai e ka mohuar të ketë deklaruar diçka rreth këtij produkti. Suplementi i promovuar nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë, dokument i nevojshëm për shitjen e ilaçeve dhe suplimenteve në tregun e Kosovës.

Artikulli

Më 16.06.2024 faqja në Facebook ‘For Your health’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Fortex, produkt për shëndetin e meshkujve”.

Në këtë artikull është fotografia e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe neuropsikiatrit, Ferid Agani me bashkëshorten e tij.

I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen fortex-al.nutragoods.org (arkiva).

Për ta verifikuar këtë pretendim, Krypometër ka kontaktuar më ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani.

Në përgjigjen e neuropsikiatrit Agani, thuhet se ky është mashtrim tendencioz.

“Dr. Agani dhe bashkëshortja e tij Dr. Shpresa nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë produkt dhe me përmbajtjen”- thuhet në përgjigjen e tij.

Krypometri ka kontaktuar edhe me Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) për të verifikuar nëse produkti ‘Forex’ bën pjesë në listën e barnave që mund të shiten dhe tregtohen në territorin e vendit.

Në përgjigjen e tyre thuhet se ky produkt nuk është i regjistruar për tu shitur dhe tregëtuar në Kosovë.

“Nuk është i regjistruar pranë AKPPM”- ka thënë Sejdë Tolaj, udhëheqësi AKPPM-së.