array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e rreme për të vdekurin në Banjskë të Zveçanit

Deklarata

mos kaloni pa i bërë like punës së Policisë së Kosovës

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi i faqes së Facebook-ut “Llapianet” mos kaloni pa i bërë like punës së Policisë së Kosovës ka përmbajtje të pavërtetë.

Krypometri ka konfirmuar se në fotografinë e dytë të këtij materiali shihet një person i vrarë në Azerbajxhan e jo në Kosovë.

 

Artikulli

Më 25 shtator 2023 faqja e Facebook-ut “Llapianet” publikoi një video me përshkrimin “Mos kalo pa dhan LIKE për punen e Policis..”.

Videoja e publikuar përmban disa fotografi të, siç pretendohet, terroristëve të vrarë në Banjskë të Zveçanit, pas një përleshje me armë zjarri mes grupit dhe Policisë së Kosovës.

Materiali ka marrë mbi 200 mijë klikime në Facebook. 

Krypometri ka verifikuar nëse përmbajtja në këtë material është e vërtetë dhe verifikoi më 27/09/2023 të gjitha fotografitë e publikuara në material për të kontrolluar nëse viktimat e paraqitura në fotografi janë të vrarë nga Policia e Kosovës.

Krypometri, përmes kërkimit të fotografive në faqen “tineye.com”, ka gjetur se fotografia e dytë e  postuar është e vjetër dhe është publikuar për herë të parë në prill të vitit 2016 dhe nuk është fotografi nga Kosova.

Si përshkruhet në lajmet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, trupi i pajetë është nga Azerbajxhani dhe është publikuar më 6 prill 2016. E njëjta fotografi është publikuar në vitin 2016 edhe nga “aljazeera.net”.

Në videon e publikuar nga faqja “Llapianet” janë përdorur edhe disa fotografi të vjetra të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, e të cilat nuk lidhen me ngjarjet aktuale në veri të vendit.

Më 24 shtator 2023, rreth orës 03:00, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një grup i personave të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Grupi i armatosur më pas ka hyrë në oborrin e manastirit të Banjskës në Zveçan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë gjatë ditës se personat e armatosur janë rrethuar nga policia tek manastiri i Banjskës në Zveçan, në afërsi të të cilit është vrarë edhe polici Afrim Bunjaku, në orët e para të së dielës më 24 shtator 2023, e janë lënduar dy të tjerë. 

Sipas informacioneve zyrtare, tre pjesëtarë të grupit sulmues janë vrarë nga ballafaqimi me armë zjarri me forcat e rendit të Kosovës dhe tre të tjerë, të arrestuar, të cilët tani gjenden në paraburgim.

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi si vepër penale.