Ramush Haradinaj-Gent Begolli

Kryeministri deklarohet për dorëheqjen e Begollit nga Telekomi

Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar për dorëheqjen e Gent Begollit nga Drejtori i Telekomit të Kosovës.

Ai ka thënë se Begolli ka komunikuar me të para se të dorëhiqej nga posti.

“Kam komuniku me Gentin para se me dhanë dorëheqje, kemi bisedu. Mi ka spjeguar sfidat që i ka për me marrë vendimet. Për vështirësitë që i ka kompania, borxhet e problemet. Vizioni që ka Genti për kompaninë… Dhe ka kërkuar që të lirohet nga detyra. Por Gent Begolli mund të kryer punë në vende tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

Begolli është kuadër që vjen nga AAK, parti e kryeministrit Ramush Haradinaj.

KALLXO.com raportoi gjatë javës për dorëheqjen e Begollit nga kreu i Telekomit.

https://kallxo.com/jep-doreheqje-drejtori-i-telekomit/

.