Gabimi në tren | Foto: KALLXO.com

‘Kosova Është Serbe’ Shkruhet Gabimisht në Tren

Ndoshta ngutia për ta përgatitur sa më shpejt trenin e Serbisë që po shkon drejt Mitrovicës Veriore ka ndikuar të shkruhet gabimisht fjalia që shumica e serbëve nuk e kontestojnë.

Fjalia e shkruar në tren “Kosova Është Serbe” është shkruar gabim.

Me rregullat e gjuhës serbe kjo fjali duhet të shkruhet “Kosovo je Srpsko”, ndërsa në tren kjo fjali është shkruar “Kosovo je Srbsko”.

Përveç kësaj parulle që në pjesën e jashtme të trenit është shkruar në shumë gjuhë të botës. Brenda trenit janë vizatuar ikona të kishave ortodokse të Kosovës.

http://kallxo.com/treni-si-kishe-nga-brenda/

Nisja e këtij treni shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi sot në Facebook se ky tren nuk duhet të lejohet të hyjë në Kosovë, ngase me të po udhëtojnë edhe persona që e kanë të ndaluar të hyjnë në tokën kosovare.

Mediet serbe kanë raportuar gjatë ditës se në tren ndodhet edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Dje Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që të mos e lejojë hyrjen e këtij treni në Kosovë.