Albin Kurti dhe Isa Mustafa Foto: Haki Abazi FB

Konfirmohet takimi mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar takimin mes liderit të saj Isa Muatafa me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha për KALLXO.com, se takimi mes dy liderëve opozitarë ka qenë për aktualitetet politike në vend.

“Mund të konfirmoj që takimi është mbajtur. Ka qenë takim mbi aktualitet e fundit. Nuk ka diçka specifike. Ndoshta deri nesër ka ndonjë detaj më specifik, por nuk ka kurrfarë teme specifike, por janë këto zhvillimet e fundit, opozitarizmi, asgjë tjetër”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.