Mbledhja e Kuvendit të Kryeqytetit, LVV dhe AAK nuk marrin pjesë

Kuvendi i Komuës së Prishtinës sot po mban mbledhjen e rregullt me disa pika të rendit të ditës, derisa seanca është bojkotuar nga partitë opozitare LVV dhe AAK  me arysetimin se zgjedhja e kryesuesit të ri ka qenë jo legjitime.

LVV përmes një komunikate ka bërë të ditur se deri në saqrimin juridik të kësaj qështje mes Komunës dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal, secili vendim i marr në këto seanca nuk konsiderohet si juridik.

“Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”- thuhet në njoftim.

“Në një situatë të tillë, me paqartësi juridike, të gjitha vendimet eventuale që merren në këto seanca të parregullta do të jenë objekt i trajtimit të sërishëm nga Kuvendi Komunal. Ndërkohë, të gjitha pasojat juridike që prodhojnë vendimet e tilla do të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje e kallëzime penale”- thuhet më tej në këtë njoftim.

Edhe dega e AAK në Prishtinë njoftoi për mos pjesëmarrje në seancë.

“Transparenca jo e duhur e në nivel të ulët karshi qytetarëve në vendimmarrje, ka shtyrë Kryetarin dhe vartësit e tij të marrin vendime që nuk përputhen me interesat e qytetarëve, pa bazë ligjore duke thirrur mbledhje të jashtëligjshme të Kuvendit të Prishtinës. Andaj, njoftojmë opinionin publik se Asambleistët tanë nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e jashtëligjshme të ditës së sotme 04 shtator 2023”- thuhet në njoftim.

Kuvendi Komunal i Prishtinës në qershor të këtij viti kishte shkarkuar kryesuesin e deriatëhershëm Fehmi Kupinën, i cili u shkarkua pas propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky vendim i komunës u konsiderua pa bazë ligjore në një opinion të Ministrisë së Pushtetit Lokal, me arsyetimin se vendimi ishte marr pasi kryesuesi kishte mbyllur seancën.

Derisa, kryetari Përparim Rama ka deklaruar se mbledhja nuk është mbyllur nga ana e kryesuesit, sipas tij, ky i fundit vetëm e ka braktisur atë bashkë me një pjesë të opozitës.

Komuna në anën tjeër, procedoj më tej zgjedhjen e kryesuesit të ri në muajin korrik, Pëllumb Bajqinovci.

LVV në Prishtinë këto veprime po i konsideron si garë politikë mes kryetarit Përparim Rama dhe MAPL-së.

LVV kërkon hetim ndaj Përparim Ramës për ‘keqpërdorim të detyrës’