Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjakovë: Qeni kafshon të miturën, arrestohet pronari

Një person nga Gjakova është arrestuar, pasi që qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar  një vajzë të mitur. Sipas policisë nga sulmi viktima ka pësuar lëndime dhe është obliguar të marrë trajtim mjekësor.

Personi në fjalë pas arrestimit është intervistuar ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është lënë i lirë dhe rasti do vazhdoj në procedurë të rregullt.