Hysni Mehani, LVV. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Asamblisti i LVV-së pyet Bekim Jasharin: Sa baballarë i ka haraçi në Skenderaj?

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Skenderajt, Hysni Mehani, në debatin “Jeta në Komunë” e ka pyetur kryetarin Bekim Jashari se “sa baballarë i ka haraçi në Skenderaj”, pasi që ky i fundit disa herë kishte deklaruar se “i ka vdek nana haraçit” në këtë komunë.

“Sa baballarë i ka haraçi në Skenderaj? Kjo është më e rëndësishme se po më duket që kjo logjika patriarkale na ka çu gabim me gjyku nanën. Unë mendoj që haraç ka, edhe baballarët e kanë fajin”, pyeti ai.

Jashari u përgjigj duke kërkuar nga asamblisti që të flasë me raste specifike.

“Le të përmend, nanën, babën e babagjyshin e katragjyshin. Le të tregon një rast të vetëm qoftë edhe një kafe e 50 centëve që kushton në Skenderaj që e kemi kërku”, u shpreh ai.

“Le të del një njeri prej lloçi le të marojnë që thojnë se Bekimi ia ka lyp ni kafe dikujna”, tha mes tjerash Jashari.

Në debatin “Jeta në Komunë”, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përballë asamblistëve dhe shoqërisë civile kanë diskutuar mbi qeverisjen lokale.