Studentë të Universitetit "Haxhi Zeka" - Foto: Facebook

Komuna e Prishtinës Ndan 120 Bursa për Studentët

Komuna e Prishtinës ka hapur konkurs për ndarjen e 120 bursave për studentët që studiojnë në universitetet publike të Kosovës për vitin akademik 2017/2018.

Sipas  njoftimit të Komunës, konkursi do të jetë i hapur 15 ditë që nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik.

“Aplikacionet për kërkesë pas plotësimit dorëzohet në sportelet e katit përdhes të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Këtu mund ta gjeni konkursin e shpallur nga komuna e Prishtinës për bursat për studentët.