Komuna e Lipjanit - Foto: Facebook / Komuna e Lipjanit

Pezullohet konkursi për bursat e studentëve nga Lipjani

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se është pezulluar konkursi për ndarjen e bursave të studentëve nga kjo komunë.

“Njoftohen studentët e Komunës së Lipjanit që konkursi për ndarjen e bursave i shpallur me datën 25.06.2020, pezullohet deri me datën 01.10.2020 dhe vazhdon nga data 01.10.2020 deri më 15.10.2020”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës, arsyeja e pezullimit është sepse shpallja e konkursit nuk përputhet me afatin e fillimit të vitit të ri akademik dhe është në fazën e provimeve të këtij viti akademik, prandaj aplikimi do të fillojë me fillimin e vitit të ri akademik.

Më 28 maj, Kuvendi Komunal i Lipjanit, ka miratuar propozim-vendim për ndarjen e bursave për studentë, për çka janë ndarë 40 mijë euro.