Kryetari i Zubin Potokut me plane të shumta për zhvillimin e kësaj komune, nuk mendon për zgjedhje të reja

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se nuk është duke menduar për zgjedhje të reja sepse sipas tij nuk ka ndonjë formë ligjore që e mbështet një gjë të tillë.

Ai në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka pyetur se po që se do të organizoheshin zgjedhje të reja, çfarë do të prodhonin ato, pasi sipas tij kjo çështje kërkon analizë më të detajuar.

“A do të prodhonin ndonjë situatë më të mirë apo edhe më të komplikuar”, ka thënë Zeqiri

Ai tha se nuk mendon që problemi qëndron tek kryetarët e komunave.

“Këtu po sulmohet rendi dhe ligji shtëtëror përmes këtyre veprimeve në veriun e Kosovës. Po sulmohet gjithashtu territori i Kosovës nga Serbia kryesisht dhe shërbimet e tjera që janë në përkrahje të tyre. Nuk kemi probleme individuale. Nëse revolta do të ishte ndaj meje si Izmir, do të rezultonte në një ndarje etnike në një mospranueshmëri etnike, kurse ne jemi duke jetu e banu këtu”, tha tutje ai

Ndryshe Bashkimi Evropian ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe, pasi që banorët atje nuk po i pranojnë kryetarët e zgjedhur prandaj janë bërë gati një muaj që kur këta të fundit janë duke protestuar.

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri