Hajdari: Shteti ka dështuar t'i përmbushë obligimet për mbrojtje të së drejtës për jetë

Zëvendësi i Avokati i Popullit, Niman Hajdari ka folur për vrasjen e grave në vend, ku ka thënë se nga rekomandimet e raportit të këtij institucioni lidhur me këtë çështje del që shteti ka dështuar t’i përmbushë obligimet sa i përket mbrojtjes së të drejtës në jetë.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë përmendur rastet e vrasjes së grave në Kosovë, si dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit.

“Siç i referohemi ne rastit në Emshir, ku një grua supozohet se është vrarë nga bashkëshorti pastaj kreu vetëvrasje, rastin e vrasjes së një gruaje në Llaushë dhe rastin e 11 vjeçares. Të gjitha këto raste Avokati i Popullit ka publikuar raport me rekomandime ku çështja kryesore ka qenë që shteti ka dështu t’i përmbushë obligimet sa i përket mbrojtjes së të drejtës në jetë. Pra kjo është kryesorja, një obligim kushtetues” – thotë Hajdari.

Tutje ka shkuar se në këto raste, sipas tij vërehet se ka qalim në zbatimin e legjislacionit.

“Ka të bëjë qoftë me vlerësimin jo adekuat, i cili i paraqitet viktimës së dhunës në familje dhe fatkeqësisht po shkon për shkak të neglizhencave, rastet kanë përfunduar ashtu siç kanë përfunduar” – ka shtuar Hajdari.