Besim Kodra, drejtues i Zyrës për Ankesa të Pacientëve | Foto: KALLXO.com

Besim Kodra: Problemi ekonomik në familje gjatë pandemisë i bëri fëmijët të ndihen keq

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës ka thënë se sfidat dhe problemet ekonomike në familje gjatë këtyre dy viteve në pandemi po ndikojnë keq te fëmijët.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” tha se edhe komunikimi me publikun ka qenë në shkallën më të ulët pasi mesazhet janë dhënë në formë frikësuese.

“Problemi ekonomik në familje ka ndikuar direkt te fëmijët. Fakti që ata kanë parë prindërit teksa nguten të blejnë mjete elementare si miell, i ka bërë fëmijët të ndihen keq. Komunikimi me publikun ka qenë në shkallë të ulët pasi mesazhet janë dhënë në formë frikësuese”, tha Kodra.

Ai po ashtu potencoi se edhe shumë shërbime shëndetësore në kohën e izolimit u ndërprenë duke u pamundësuar shumë njerëzve marrje të trajtimeve.

“Shumica e shërbimeve shëndetësore janë mbyllur në atë kohë dhe kjo tregon se pacientët e kanë pasur të pamundur qasjen në shërbime shëndetësore”, shtoi Kodra.