Agroturizmi dhe tradita e ushqimit - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime”, po transmetohet debati – Agroturizmi dhe tradita e ushqimit.

Sa mund të prodhohet ushqim pa pesticide dhe kush i certifikon ushqimet organike në Kosovë?

Cilat janë sfidat e rritjes së kafshëve në formë organike?

Pse kuzhinierët me famë botërore dhe hulumtuesit mendojnë që maza e Rugovës ka kualitete unike ndërkombëtare?

Si mund të ruhen traditat mijëravjeçare për kultivimin e ushqimit tradicional në Kosovë?

Pse Fakulteti i Bujqësisë nuk dërgon studentë në vendet ku mund të shihet përpunimi tradicional i ushqimeve?

Të ftuar janë: Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Florina Skeja, pronare e Thana dhe Kryeshefe e Kuzhinës, Jeton Jagxhiu, graficist e inxhinier, Faton Nagavci, nga shoqata Organika, Sali Salihu, agronom nga Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.