Foto: Erjon Osmanaj

Piktura, shprehja e shpirtit artistik me brushë në pëlhurë (FOTO)

Nëse i shikon pikturat e tij nuk të besohet se janë pikturuar nga dora e një të riu vetëm 17-vjeçar.

Ngjyrat dhe thellësia e pikturave nxjerr në pah shpirtin artistik të Erjon Osmanajt nga Istogu, i cili i është përkushtuar pikturës.

Për t’u profesionalizuar edhe më shumë ai është duke ndjekur Shkollën e Mesme të Arteve Aplikative “Odhise Paskali”.

Foto: Erjon Osmanaj
Foto: Erjon Osmanaj

Djaloshi nga Istogu merret me artin klasik dhe atë bashkëkohor derisa së fundmi i është dedikuar portreteve.

Talenti i tij është vërejtur qysh në moshë të hershme por ai me art më seriozisht ka filluar të merret tri vitet e fundit.

Ai ka treguar se e shijon shumë procesin e pikturimit sidomos ato të cilat i ka të parapëlqyera.

Frymëzimin për të pikturuar e gjen gjithandej, në natyrë, tek njerëzit, në rrugë mirëpo edhe në ndonjë foto.

“Artin e kisha definuar si shprehje ose zbatim i aftësive krijuese dhe të imagjinatës”, ka theksuar Osmanaj.

Autorja Adea Myrtaj nxënëse e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.